TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policët e trafikut në Ferizaj u shpërndajnë shoferëve broshura për vetdijësimin rreth shpejtësisë së lartë

Njësia Rajonale e Trafikut në Ferizaj ka nisur një fushatë vetdijësuese ndaj shoferëve lidhur me rreziqet nga shpejtësia e lartë. Nga Policia thonë se ky projekt ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të aksidenteve viteve të fundit.

by Lindrit Zejnullahu
4 muaj ago
0 0
A A

Është vetura e radhës, që e kishte fatin të ndalohet.

Por, shoferi i saj, nuk do të gjobitet.

Në vend të gjobës, atij të hënën iu dhurua kjo broshurë.

Krejt kjo, pjesë e një fushate vetëdijesuese të njësisë së trafikut në Ferizaj.

Përmes këtyre broshurave, vozitësit u këshilluan për rrezikun që vjen nga shpejtësia.

E kjo u mirëprit nga shoferët.

“Shumë e mirë fushata vetdijësuese, duhet me u vetdijësu njerëzit se shpejtësia vret na e dijmë këtë por një pjesë e njerëzve nuk po e dijnë dhe po bëjnë gabime për atë po ndodhin këto gabime dhe gjërat”, u shpreh një shofer.

Detajet rreth fushatës, për Tëvë1, dha Komandanti i kësaj njësie.

“Në rajonin e Ferizajt gjatë vitit 2024, kanë ndodhur rreth dy mijë aksidente me lëndime dhe dëme materiale, kurse gjatë vitit 2025 kanë ndodhur mbi dy mijë aksidente, ku kryesisht shkaktarët kryesorë kanë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Mirëpo edhe aktivitetet nuk kanë munguar, gjatë vitit 2024 në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar rreth 69 mijë gjoba për kundërvajtësit në trafik, kurse gjatë 2025 kemi shqiptuar rretj 75 mijë gjoba për shoferët që kanë kryer kundërvajtje në komunikacion”, ka thënë Roshaj.

Bashkë me zyrtarët policor, në aksion pjesëmarrës ishin edhe të rinjtë e Ferizajt.

“E dimë se kur flasim për kilometra, apo për shpejtësi, nuk jemi duke folur vetëm për shpejtësinë, kilometrat, apo orët, mirëpo jemi duke folur edhe për jetë. Pra kur vozisim vetdijësueshëm dhe kur vozisim me shpejtësi normale dhe sipas rregullave, të komunikacionit atëherë jemi më të sigurt në vozitje”, u shpreh Kamberi.

Këtë fushatë të qëlluar po e quajnë ekspertët e komunikacionit.

“Dhe si për shumë shoferë dhe pjesëmarrës në trafik, shpejtësia nuk është vetëm treguesi që ne e shohim në tabelë e instrumenteve, por është një faktor shumë i rrezikshëm që shkakton pasoja nganjëherë edhe fatale”, ka thënë Halili.

Fushata “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik” do të zgjasë deri më 28 shkurt, ku përfshinë edhe ligjërata nëpër shkolla.

Ndersa nga 1 marsi do të shqiptohen masa më të rrepta ndaj kundërvajtësve në trafik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Bashkimi Europian fiton betejën ligjore ndaj Facebook!

Ndryshon Facebook? Ja se çfarë duhet të dini

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën