Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë mbërritur pranë qendrës së paraburgimit në Hagë, ku ai po mbahet prej gati pesë vitesh në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës pritet të përmbyllen fjalët përfundimtare të mbrojtjes së Jakup Krasniqi, duke shënuar një tjetër fazë të rëndësishme të këtij procesi.
Gjatë kësaj jave, para trupit gjykues pritet të paraqitet edhe vetë Thaçi, si dhe të akuzuarit e tjerë në këtë çështje – Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Sipas njoftimeve, katërshja do t’i drejtohet trupit gjykues të mërkurën, në kuadër të seancave përmbyllëse të gjykimit.
Procesi ndaj tyre ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa pas mbylljes së deklaratave përfundimtare pritet që çështja të kalojë në vendimmarrje nga gjyqtarët. /teve1.info/
Gucati nga Haga: Nuk do t’ia arrijnë qëllimin, lufta e popullit shqiptar ka qenë e shenjtë







