Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një mjeke gjatë trajtimit mjekësor.
Sipas njoftimit, i dyshuari, ishte duke marrë trajtim mjekësor lidhur me një rast të dhunës në familje.
Gjatë procedurës së trajtimit, ai dyshohet se ka goditur mjeken.
Ngjarja ka ndodhur më 14 shkurt, pasdite, në Drenas.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “sulm” dhe po hetohet nga organet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave.







