TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

by TËVË 1
2 orë ago
0
A A
Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për më shumë armë nga Perëndimi dhe për “garanci të vërteta sigurie”, duke e quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, “skllav të luftës” që do të kërcënojë Evropën nëse ai nuk ndalet në Ukrainë.

Në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Munih më 14 shkurt, Zelensky tha se shpreson që rundi i ri i bisedimeve trepalëshe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme të jetë produktiv, por sugjeroi se presioni i SHBA-së për lëshime është shpesh kryesisht i drejtuar ndaj Kievit dhe se Rusia ka treguar pak shenja gatishmërie për kompromis.

“Në Ukrainë askush nuk beson se [Putin] do të lejojë ndonjëherë popullin tonë të jetë i lirë, por ai nuk do të lejojë as vendet e tjera evropiane, sepse nuk mund të lirojë vetë idenë e luftës”, tha Zelensky. “Ai mund të mendojë se është një car, por në realitet është një skllav i luftës”.

Fjalimi i Zelenskyt vjen dhjetë ditë para përvjetorit të katër të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, që është lufta më vdekjeprurëse në Evropë që nga viti 1945 dhe që ka lënë– në dy palët – pothuajse 2 milionë ushtarë të vrarë, plagosur apo të zhdukur.

Rusia po ashtu ka vrarë mijëra civilë ukrainas dhe godet infrastrukturën e energjisë të Ukrainës pothuajse në baza ditore.

Me presidentin amerikan, Donald Trump, që synon të ndërmjetësojë paqen që kur u rikthye në detyrë në janar të vitit 2025, Zelensky përsëriti se garancitë e forta të sigurisë për Kievin janë një element thelbësor i çdo marrëveshjeje.

“Duhet të ketë garanci të vërteta sigurie për Ukrainën dhe për Evropën, garanci të forta sigurie”. Ai tha se Ukraina është gati të nënshkruajë marrëveshje për garanci sigurie me SHBA-në dhe Evropën dhe se këto duhet “të vijnë para çdo marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës”.

“Shpresojmë që presidenti Trump të na dëgjojë. Shpresojmë që Kongresi të na dëgjojë. Shpresojmë që populli amerikan të na dëgjojë”, tha Zelensky, i cili dëshiron që një marrëveshje për garancitë e sigurisë të ratifikohet nga Kongresi i SHBA-së dhe ai po ashtu u takua me një grup senatorësh amerikanë në Munih.

Zelensky po ashtu pritet të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në margjinat e konferencës, në të cilën asnjë zyrtar i nivelit të lartë nga Rusia nuk ka marrë pjesë që kur Putin urdhëroi nisjen e pushtimit më 24 shkurt 2022.

Gjatë fjalimit në Konferencën e Munihut, Rubio tha se “çështjet për dhënien fund të luftës janë ngushtuar, por lajmi i keq është se tani kanë mbetur pyetjet e vështira”.

Rubio tha se “nuk mendoj që është e mundur për Rusinë që madje të arrijë edhe objektivat fillestare që ajo kishte në fillim të kësaj lufte”.

“Unë mendoj se tani [çështja] kryesisht është ngushtuar te dëshira e tyre për të marrë 20 për qind të Donjeckut që aktualisht nuk e zotërojnë. Dhe, kjo është e vështirë”, shtoi Rubio.

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë vazhdimisht kanë thënë se Moska do të marrë pjesën e mbetur të Donjeckut – një prej dy provincave që e përbëjnë Donbasin – me forcë apo përmes diplomacisë.

Zelensky vuri në dukje humbjet masive që Rusia ka pësuar në këtë përpjekje, duke thënë se “në frontin e Donjeckut çmimi që Rusia paguan për një kilometër është 156 ushtarë”. Ai tha se 35.000 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën rëndë në dhjetor dhe 30.000 në janar.

“Putini nuk shqetësohet për këtë tani. Çdo muaj Rusia mobilizon rreth 40.000 njerëz”, tha udhëheqësi ukrainas. “Për ushtrinë tonë misioni është i qartë: shkatërroni më shumë pushtues rusë. Qëllimi është të paktën 50.000 në muaj”.

Rusia tani “po humb shumë më tepër [forca njerëzore] sesa mund t’i zëvendësojë”, tha kryeministri holandez, Dick Schoof, për Radion Evropa e Lirë në një prononcim në Munih. Ai tha se vendet perëndimore duhet të shpejtojnë në dërgesat e mbrojtjes ajrore dhe armëve të tjera, duke shtuar se shpreson që forcat ukrainase të jenë në gjendje të zmbrapsin Rusinë më shumë në të ardhmen e afërt.

Me rundin e tretë të bisedimeve SHBA-Ukrainë-Rusi të planifikuar në Gjenevë më 17-18 shkurt, Zelensky tha se Kievi shpreson që takimet “të jenë serioze, me përmbajtje dhe të dobishme për të gjithë ne”, por shtoi se “ndonjëherë ndiej se palët po flasin për gjëra krejtësisht të ndryshme”.

Ai sugjeroi se Rusia përsërit kërkesa që janë të papranueshme për Kievin, teksa “amerikanët shpesh kthehen te tema e koncesioneve, dhe shumë shpesh këto lëshime diskutohen vetëm në kontekstin e Ukrainës, jo të Rusisë. Evropa praktikisht nuk është e pranishme në tavolinë. Ky është një gabim i madh, sipas mendimit tim”.

Gjatë vitit të kaluar, Trump ka sugjeruar disa herë se përgjegjësia bie kryesisht mbi Ukrainën për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arritur një marrëveshje paqeje, dhe kritikët e tij e kanë vënë në pah këtë. “Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe Zelensky do të duhet të veprojë, përndryshe do të humbasë një mundësi të madhe”, tha ai për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 13 shkurt.

Duke folur për REL-in në margjinat e konferencës së Munihut, sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, tha se “Ukraina është nën presion të madh, por ukrainasit po luftojnë… me guxim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme, ashtu si treguan katër vjet më parë kur Putin nisi pushtimin”.

“Bota duhet të mbajë mend se kjo ishte një luftë që Putin mendoi se do ta fitonte në një javë”, dhe gati katër vjet më vonë, me Rusinë që po pëson “humbje të mëdha, ai është nën presion të madh”, tha Healey. “Detyra jonë është të rrisim më shumë ndihmën për Ukrainën dhe të rrisim presionin ndaj Putinit për ta sjellë atë në tavolinën e negociatave”.

Kryeministri holandez po ashtu tha se “Evropa dhe SHBA-ja duhet të ushtrojnë presion mbi Putinin për të ndalur luftën”.

“Nuk shoh as vullnet politik dhe as qëllim [për të bërë paqe] nga ana e presidentit Putin”, tha Dick Schoof për REL-in, duke shtuar se “deri më tani, duket se ai vetëm po përpiqet të fitojë kohë”.

Tags: RusiaTeve1vladimir putinvolodymyr zelensky
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Hoxha: Marshi i 17 shkurtit pritet të mbledhë mbi 200 mijë pjesëmarrës

Hoxha: Marshi i 17 shkurtit pritet të mbledhë mbi 200 mijë pjesëmarrës

Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, shkak dyshohet një konflikt i nisur në klubin e natës

Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, shkak dyshohet një konflikt i nisur në klubin e natës

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë

Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë

Konjufca: Radoiçiqin e shporrëm prej Kosove, do t’i çrrënjosim edhe mbetjet e tij

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike, besoj se krerët do të kthehen në shtëpi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën