TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

by Tëvë1
8 muaj ago
2
A A
Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Shkruan: Ardian Bajraktari

Paraqitja e deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, në Dhomat e Specializuara në Hagë, shënon një moment të rëndësishëm në një proces jo vetëm të stërzgjatur dhe të karakterizuar me mungesë transparence, por edhe thellësisht të ndjeshëm dhe me peshë historike.

Kjo fazë përmbyllëse nuk është thjesht procedurë formale. Ajo përfaqëson përballjen finale të palëve, të argumenteve, të provave dhe të narrativave që e kanë shoqëruar këtë proces për vite me radhë.

Ky është momenti kur drejtësia duhet të flasë qartë, duke u mbështetur vetëm në prova, si dhe në besueshmërinë dhe relevancën reale të tyre.

Gjatë këtij procesi, edhe deklaratat përmbyllëse, ashtu sikurse provat e paraqitura nga Prokuroria, rezultuan jobindëse dhe të pamjaftueshme për të mbështetur pretendimet e ngritura në aktakuzë.

Provat e Prokurorisë karakterizohen nga fakti se pjesa dërmuese e tyre janë siguruar nga regjimi gjenocidal serb, të shoqëruara me dëshmi të fabrikuara e të ekzagjeruara, si dhe me raporte autopsie në kundërshtim me standardet profesionale.

Po ashtu, mbetet shqetësues fakti se provat shfajësuese nuk u morën fare në konsideratë nga ana e Prokurorisë, ndonëse kjo është detyrim ligjor.

Për dallim nga kjo qasje, deklaratat përmbyllëse, si dhe provat e dëshmitë e mbrojtjes, u karakterizuan nga besueshmëria, konsistenca dhe vlerë e lartë provuese, prandaj Prokuroria u përpoq t’i zbehë dhe t’ua minimizojë peshën.

Pas përfundimit të deklaratave të Prokurorisë, përfaqësuesit të viktimave dhe mbrojtjes, si dhe përgjigjeve në pyetjet e Trupit Gjykues drejtuar palëve, gjatë javës së ardhshme priten edhe fjalët përmbyllëse të katërshes së UÇK-së.

Presim paraqitje me dinjitet, qartësi dhe korrektësi nga çlirimtarët tanë, ashtu siç ishin gjatë gjithë këtij procesi.

Historia e luftës sonë çlirimtare nuk mund të rishkruhet përmes interpretimeve të njëanshme e të pabazuara të Prokurorisë.

Në fund të këtij procesi të stërzgjatur, pritja e vetme legjitime është një vendim i drejtë, dhe i mbështetur në prova të pakontestueshme, andaj konstatimi i së vërtetës nënkupton shpalljen të pafajshëm dhe lirimin e katërshes së UÇK-së.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kur atdheun e drejton ligësia njerëzore dhe tradhtia, ai doemos përfundon si perandori e krimit

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Kush ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit?!

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Askush nuk e keqpërdori emblemën e shenjtë të UÇK-së aq sa drejtuesit e OVL-së, PDK-së dhe BDI-së!

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

“Dardanet” avancojnë në ranglistën e FIFA

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën