Basketbollistët e Kombëtaren e Kosovës në fund të këtij muaji do ta luajnë ndeshjen e radhës në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029”.
Kundërshtari i Kosovës këtë herë do të jetë Sllovakia, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër Grupit C parakualifikues, të cilin e përbën edhe Shqipëria.
Dueli mes Kosovës dhe Sllovakisë, do të luhet më datën 27 shkurt dhe atë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren me fillim nga ora 19:00.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), gjatë kësaj jave ka paralajmëruar disa herë këtë përballje të “Dardanëve” pasi pret përkrahje të madhe nga tribunat kundër Sllovakisë.
Si Kosova ashtu edhe Sllovakia, e kanë luajtur nga një ndeshje deri më tani në kuadër të këtyre parakualifikimeve, të cilën e kanë fituar përballë Shqipërisë.
Shqipëria është e fundit në grup me dy pikë, sa i ka edhe Kosova që është e para dhe Sllovakia që renditet e dyta në Grupin C.
Kundër Sllovakisë, Kosova synon fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura në parakualifikimet për “Eurobasket 2029”.











