TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haxhi Shala u lirua me kusht, Specialja jep detaje

by tëvë1
3 orë ago
1
A A
Specialja “refuzon” Haxhi Shalën dhe avokatin e tij

Dhomat e Specializuar të Kosovës kanë njoftuar se Haxhi Shala është liruar me kusht për pjesën e mbetur nga 3 vitet e dënimit të tij.

Vendimi sipas njoftimit është marrë më 2 shkurt 2026, nga Kryetarja e Dhomave të Specializuara.

“Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e Haxhi Shalës për të mundësuar lirimin e tij me kushtet e përcaktuara në vendimin e saj. Këto kushte do të vazhdojnë të zbatohen për pjesën e mbetur nga 3 vitet e dënimit të tij. Z. Shala u lirua dhe u kthye në Kosovë më 10.02.2026. Mes të tjerash, Kryetarja Trendafilova mori parasysh se z. Shala kishte treguar disa shenja rehabilitimi dhe se i kishte dërguar asaj një letër në të cilën shprehte keqardhje ndaj të gjithë atyre që mund të kishin pësuar dëm si pasojë e veprimeve të tij. Ajo mbajti parasysh gjithashtu marrëdhëniet familjare pozitive të z. Shala, mjedisin e qëndrueshëm të jetesës dhe rrjetin e gjerë shoqëror, që tregojnë perspektivë të arsyeshme rehabilitimi”, thuhet në komunikatë.

Kryetarja sipas njoftimit gjykoi se, ndonëse veprat penale për të cilat ai u shpall fajtor janë të rënda, z. Shala e kishte shkruar letrën me nismën e vet dhe pa ndihmë ligjore, pas një periudhe reflektimi. Ajo konstatoi se letra e tij ishte shenjë e distancimit të sinqertë nga veprat penale për të cilat u shpall fajtor.

“Procedurat e uljes, modifikimit ose ndryshimit të dënimeve të përcaktuara në nenin 51(2) të Ligjit janë procedura individuale. Kur një person i shpallur fajtor ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ai ose ajo nuk ka të drejtë të vetvetishme që dënimi t’i ulet, modifikohet ose ndryshohet, por vetëm plotëson kriteret për shqyrtim të mundësisë së uljes, modifikimit ose ndryshimit të dënimit”, thuhet nga gjykata.

Më 4 shkurt Gjykata Speciale kishte dënuar me tre vjet burgim Haxhi Shalën për pendim të drejtësisë./teve1.info/

Tags: Gjykata SpecialeHaxhi Shalalirimi me kusht
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis takimi i Kryeparlamentarit Basha me partitë, fokus seanca konstituive e Kuvendit

Nis takimi i Kryeparlamentarit Basha me partitë, fokus seanca konstituive e Kuvendit

Mitrovica përfiton nga investimet e reja shëndetësore me mbështetje nga Emiratet

Mitrovica përfiton nga investimet e reja shëndetësore me mbështetje nga Emiratet

Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë

Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

ASHAK shpreh shqetësim për propozimin e dënimit me 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Evropa kritikon vendimet e Izraelit në Bregun Perëndimor, kërkon anulimin e tyre “menjëherë”

Evropa kritikon vendimet e Izraelit në Bregun Perëndimor, kërkon anulimin e tyre “menjëherë”

Emisioni “Ditari” 10.02.2026

Emisioni “Ditari” 10.02.2026

Nis takimi i Kryeparlamentarit Basha me partitë, fokus seanca konstituive e Kuvendit

Nis takimi i Kryeparlamentarit Basha me partitë, fokus seanca konstituive e Kuvendit

Aktiviteti i përditshëm është po aq efektiv sa palestra

Aktiviteti i përditshëm është po aq efektiv sa palestra

Mitrovica përfiton nga investimet e reja shëndetësore me mbështetje nga Emiratet

Mitrovica përfiton nga investimet e reja shëndetësore me mbështetje nga Emiratet

Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë

Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

ASHAK shpreh shqetësim për propozimin e dënimit me 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën