Pasi takoi kryetarët në komunat e fituara nga partia e tij, kreu i PDK-së, filloi me vizita në komunat në të cilat është në koalicion qeverisës.
Në komunën e Vitisë, Memli Krasniqi erdhi i shoqëruar me bashkëpunëtorë.
Sipas Krasniqit, Vitia do e ketë mbështetjen e PDK- së edhe në nivelin qendror.
E kryetari i komunës, nga radhët e LDK-së Sokol Haliti, ia radhiti sfidat në qeverisje.
E të kënaqur me punën e kryetarit të tyre u shprehën banorët, derisa përmenden edhe një projekt të parealizuar.
Haliti udhëheq komunën e Vitisë nga viti 2013.
Raporti i gazetares Florijeta Dernjani.