Sot është arritur dakordimi mes Kosovës e Serbisë për udhërrëfyesin për marrëveshjet për energjinë, të arritura në vitin 2013 dhe 2015.
SHBA-ja u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të vazhdojnë të ndërtojnë mbi këtë sukses.
“Marrëveshja e sotme për udhërrëfyesin për energjinë është dëshmi se kur Kosova e Serbia angazhohen me kreativitet, fleksibilitet, atëherë qytetarët e dy shteteve përfitojnë. SHBA-ja i bën thirrje dy shteteve të vazhdojnë të ndërtojnë nëpër këtë sukses me një angazhim urgjent dhe të hapur në dialogun e ndihmuar nga BE-ja”, është shkruar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë në Twitter.