TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vajza deklaron se i dashuri u plagos aksidentalisht, Policia e gjen djalin në kulmin e shtëpisë, arrestohen

by TËVË 1
2 muaj ago
0
A A
Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, një mashkull nën dyshimin për përdorim të armës së zjarrit, ndërsa një femër për deklarim të rremë në Polici.

Sipas Policisë së Kosovës, mbrëmjen e së mërkurës është raportuar për një shkëmbim zjarri mes dy veturash në këtë komunë. Megjithatë, gjatë daljes në vendngjarje, njësitë policore nuk kanë hasur në dëshmi që do ta konfirmonin raportimin fillestar.

Pas zhvillimit të hetimeve, rreth dy orë më vonë, policia ka lokalizuar një veturë të braktisur dhe të vetaksidentuar, e cila kishte shenja dëmtimi të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Në deklaratën e saj, e dyshuara femër ka pohuar se i dashuri i saj kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të disa shtëpive dhe se, gjatë këtij veprimi, kishte plagosur aksidentalisht veten.

Ndërkohë, gjatë kërkimeve për të dyshuarin mashkull, policët e kanë vërejtur atë mbi kulmin e shtëpisë së tij, ku ai ka kërcënuar se do të kryente vetëvrasje. Pas negociatave nga zyrtarët policorë, i dyshuari është bindur të zbresë dhe është arrestuar.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa arma e zjarrit e llojit AK-47, që dyshohet se është përdorur në rast, është konfiskuar. Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

“Lidhur me rastin është arrestuar një dëshmitare femër kosovare e cila ka deklaruar se i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa shtëpive të panjohura dhe aksidentalisht ka plagosur veten. Përderisa njësitë policore ishin në kërkim të dyshuarit , i njëjti ishte verejtur mbi kulmin e shtëpisë se tij dhe kërcënonte për të kryer vetëvrasje, ku menjëherë eprori policor ka negociuar me të dyshuarin dhe pas negociatave i dyshuari bindet të zbres dhe arrestohet, e me pas me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje, ndërsa arma e zjarrit AK-47 që dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar”, thuhet në njoftim. /teve1.info/

Tags: KacanikPolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

“InfoNata” 26.03.2026

“InfoNata” 26.03.2026

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Shqipëria mposhtet në Poloni

Kosova me triumf historik në Bratislavë, një fitore larg Botërorit

Kosova me triumf historik në Bratislavë, një fitore larg Botërorit

Kosova shënon edhe golin e katërt, Hajrizi realizator

Kosova shënon edhe golin e katërt, Hajrizi realizator

3:2 për Kosovën, Muslija me supergol

3:2 për Kosovën, Muslija me supergol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën