TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla pret gazetarët ukrainas në Kosovë, rikonfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në luftën për paqe

by teve1
5 muaj ago
3
A A
Gërvalla pret gazetarët ukrainas në Kosovë, rikonfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në luftën për paqe

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim gazetarët nga Ukraina, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të projektit “Gazetarë në Rezidencë”, i mbështetur dhe financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës përmes MPJD-së.

Gjatë takimit, Gërvalla shprehu kënaqësinë për mbështetjen institucionale ndaj këtij projekti, i cili u ka ofruar gazetarëve ukrainas siguri dhe mbrojtje në Kosovë, duke u mundësuar njëkohësisht vazhdimin e punës së tyre profesionale.

Sipas njoftimit të MPJD-së, ministrja vlerësoi lart punën e përditshme të gazetarëve ukrainas, përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e tyre profesionale, duke theksuar se mbrojtja e fjalës së lirë është pjesë thelbësore e mbrojtjes së vetë lirisë.

Ajo theksoi se Kosova mbetet një ambient mikpritës dhe një shtëpi e dytë për gazetarët ukrainas, duke çmuar kontributin e tyre në informimin e drejtë dhe të pavarur.

Po ashtu, Gërvalla rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj për paqe, liri dhe demokraci.

“Solidariteti i Kosovës me Ukrainën buron nga një përvojë e përbashkët historike dhe nga bindja se fjala e lirë dhe e drejta për të jetuar i lirë janë vlera të panegociueshme”, thuhet në njoftim.

Duke rikujtuar ngjashmëritë mes historisë së luftës në Kosovë dhe asaj në Ukrainë, Gërvalla theksoi se Kosova qëndron gjithmonë krah popujve që luftojnë për mbrojtjen e tokës dhe sovranitetit të tyre, duke e cilësuar Kosovën si shtëpi të dytë për gazetarët ukrainas, të cilët po hyjnë në vitin e katërt të qëndrimit të tyre në vend.

Në takim morën pjesë edhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, si dhe Flutura Kusari nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), organizata këto që kanë implementuar programin.

Ata shprehën falënderim ndaj MPJD-së dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme, duke e cilësuar programin si një nga më kredibilët e këtij formati në rajon.

Që nga viti 2022, në kuadër të projektit “Gazetarë në Rezidencë”, Kosova ka pranuar gjithsej 19 gazetarë nga Ukraina, prej të cilëve nëntë janë kthyer në vendin e tyre, ndërsa aktualisht në Kosovë qëndrojnë 10 gazetarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në Prishtinë

Mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në Prishtinë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet 28-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se shantazhonte një të mitur me publikimin e fotografive

​Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

​LVV ka nisur diskutimet e brendshme për opsionet e formimit të institucioneve

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku: SHBA-ja është miku më i madh i Kosovës dhe garancia për të ardhmen tonë

Cilat rroba nuk duhet t’i lani kurrë me zbutës rrobash, nuk është i përshtatshëm për çdo lloj pëlhure

Cilat rroba nuk duhet t’i lani kurrë me zbutës rrobash, nuk është i përshtatshëm për çdo lloj pëlhure

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes

​Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

​LVV ka nisur diskutimet e brendshme për opsionet e formimit të institucioneve

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku: SHBA-ja është miku më i madh i Kosovës dhe garancia për të ardhmen tonë

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së: Liria e Kosovës ka gjurmë amerikane, aleanca mes dy vendeve mbetet e përjetshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën