TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Ndalohet për 48 orë drejtuesi i veturës që u përfshi në aksidentin ku vdiqën dy persona

Gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2025, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka trajtuar 19 mijë e 941 raste, një rritje në krahasim me vitin 2024 ku ishin raportuar 19 mijë e 874 raste.

Në prezantimin e këtij departamenti, nga drejtori i DRP-së në Prishtinë, Bastri Shabani u theksua se veprat penale kanë qenë në ulje prej -5.90 për qind 10 mijë e 269 raste, ndërkohë në incidente në trafik ngritje prej 6.8 për qind.

Gjithsej aksidente 10 mijë e 338, persona të lënduar 5 mijë e 866, aksidente me lëndime 3 mijë e 235, aksidente me dëme materiale 7 mijë e 75. Me fatalitet 28 persona, të vdekur 29.

Arrestimet sipas autorizimeve policore gjatë vitit 2024 ishin 2 mijë e 718 arrestime, në 2025 3 mijë e 377 raste apo ngritje 24,3 për qind. Tiketat e shqiptuara në ngritje prej 8.70 për qind nga 212 mijë e 931 në 231 mijë e 478.

Drejtori i DRP-së, Bastri Shabani bëri të ditur edhe rastet e vrasjeve, dhunës në familje dhe vjedhjeve.

Gjashtë raste të vrasje e rëndë, dhuna në familje në ulje prej -1.9 për qind dhe vjedhje e rëndë -3.1 për qind.

“Disa nga veprat penale më serioze, vrasje-vrasje e rëndë nga 8 në 6, do të donim të mos kemi asnjë vrasje por ja që ka ndodhur, lëndim i rëndë trupor kemi një rritje nga 77 raste në 83, lëndim i lehtë trupor po ashtu një ngritje prej 6.5 për qind, veprat penale kundër pasurisë vjedhje në 5.3 për qind kemi ngritje, vjedhje e rëndë -3.1 për qind, grabitje -10.5 për qind, dhuna në familje -1.9 për qind, posedim dhe shitblerje e narkotikëve nga 613 në 775 raste apo ngritje në 23.5 për qind”, tha Shabani.

Shabani ka theksuar edhe sfidat që ishin për këtë departament gjatë vitit 2025.

“Si çdo vit edhe në vitin 2025 kemi pasur edhe sfida. Lëvizjet e shpeshta të personelit dhe mungesat e personelit policor të graduar, angazhimet shtesë në Mitrovicë Veri, angazhimet në numër të lartë të organizimeve vendore e ndërkombëtare në kryeqytet, angazhimi në pika statike dhe objekte me rëndësi të veçantë, mungesa e hapësirë së mjaftueshme për DRP Prishtinë dhe kryeqytet”, shtoi Shabani.

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha u shpreh se ka një rënie të rasteve serioze që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar në Prishtinë.

Sipas tij, problemi kryesorë janë rritjet e rasteve me fatalitet në trafik ku mbi 100 persona gjatë 2025 kanë humbur jetën. Që nga viti 2000 deri më sot, Hoxha tha se Kosova ka humbur mbi 3 mijë e 111 persona në trafik.

Hoxha theksoi se një nga prioritetet kryesore të Policisë së Kosovës do të jetë siguria në trafik, ku nevojitet mbështetje e komunave dhe ministrisë së infrastrukturës.

“Kemi një numër në rënie të rasteve serioze që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar në Prishtinë, sidomos te vrasjet, grabitjet, vjedhjet e rënda, po ashtu edhe prej një prej veprave penale shumë të ndjeshme që është dhuna në familje dhe që është prioritet nacional i Kosovës. Problemet që kanë shënuar rritje është rastet e rënda të fataliteteve që jo vetëm në Prishtinë por gjithandej Kosovës, kemi pasur rritje të rasteve me fatalitet në trafik mbi 100 persona të vdekur në trafik nga 89 që kemi pasur një vit më herët… Kosova që nga viti 2000 mijë deri më sot i ka humbur mbi 3 mijë e 111 njerëz në trafik. Është një numër i madh i jetëve të humbura në trafik dhe një prej prioriteteve ka me qenë siguria në trafik. Por që këtë punë policia nuk mund ta bëjë e vetme, na duhet mbështetja e komunave, e ministrisë së infrastrukturës dhe e gjithë shoqërisë sidomos te vetëdijesimi i njerëzve”, tha Hoxha.

Në fund pjesëtarë të policisë së Kosovës u nderuan edhe me mirënjohje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

 

Tags: Aksident me fatalitetKosoveraporti vjetorTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Kemi dorëzuar dëshmi që Spahiu s’është pjesë e PK-së nga viti 2022

Hoxha: Fajdet po noterizohen, të ndryshohet Kodi Penal

Për 4 muaj 10 vdekje në vendin e punës

Aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë për vdekjen e punëtorit në Gorazhdevc

​Vitia viziton Onkologjinë: MSh do të vazhdojë të ketë në fokus sëmundjet malinje

​Vitia viziton Onkologjinë: MSh do të vazhdojë të ketë në fokus sëmundjet malinje

Incident në vendin e punës në Gjakovë, lëndohet një grua

Zyrtarë të lartë serb në gjyq për favorizimin e projektit të dhëndrit të Trumpit

Zyrtarë të lartë serb në gjyq për favorizimin e projektit të dhëndrit të Trumpit

Hoxha: Kemi dorëzuar dëshmi që Spahiu s’është pjesë e PK-së nga viti 2022

Hoxha: Fajdet po noterizohen, të ndryshohet Kodi Penal

Gjobë e majme për Interin, merret vendimi përfundimtar për fishekzjarrin e hedhur ndaj ish-portierit zikaltër

Gjobë e majme për Interin, merret vendimi përfundimtar për fishekzjarrin e hedhur ndaj ish-portierit zikaltër

Për 4 muaj 10 vdekje në vendin e punës

Aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë për vdekjen e punëtorit në Gorazhdevc

Këto janë pijet më të këqija për zorrët tuaja

Këto janë pijet më të këqija për zorrët tuaja

​Vitia viziton Onkologjinë: MSh do të vazhdojë të ketë në fokus sëmundjet malinje

​Vitia viziton Onkologjinë: MSh do të vazhdojë të ketë në fokus sëmundjet malinje

Penalltitë i japin fitoret Realit, në 22 javë madrilenët kanë gjuajtur 11 herë nga pika e bardhë

Penalltitë i japin fitoret Realit, në 22 javë madrilenët kanë gjuajtur 11 herë nga pika e bardhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën