TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zeqiri: PZAP do ta certifikojë Listën Serbe, moscertifikimi ishte lojë politike

by teve1
4 orë ago
1
A A
Zeqiri: PZAP do ta certifikojë Listën Serbe, moscertifikimi ishte lojë politike

Analisti politik Adrian Zeqiri ka vlerësuar se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do ta certifikojë Listën Serbe, duke theksuar se certifikimi pas shpalljes së rezultateve zgjedhore është i domosdoshëm.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Zeqiri ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ politik dhe si i tillë nuk ka bazë juridike për të mos certifikuar një listë zgjedhore.

Sipas tij, në KQZ nuk ka gjyqtarë që i shqyrtojnë çështjet mbi bazën e drejtësisë, por përfaqësues politikë, prandaj vendime të tilla nuk mund të merren pa mbështetje ligjore.

“Certifikimi pas rezultatit të zgjedhjeve është i domosdoshëm. KQZ-ja është organ politik, që do të thotë se aty nuk ka gjyqtarë që e shqyrtojnë lëndën në bazë të drejtësisë, por përfaqësues politikë. Një organ i tillë nuk mund të mos e certifikojë një listë zgjedhore, pasi nuk ka bazë juridike për një vendim të tillë. E gjithë kjo ka qenë vetëm një lojë politike. Unë besoj se PZAP-ja do ta kthejë Listën Serbe për certifikim, pasi nuk arrihet asgjë konkrete se është njësoj sikur rasti kur nuk aprovohej lista votuese për pjesëmarrje, duke e vonuar vetëm procesin”, ka thënë Zeqiri.

Ndryshe, KQZ-ja kishte përfunduar të premten procesin e rinumërimit të votave, i cili u krye pas dyshimeve për manipulime gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Anëtarët e KQZ-së i miratuan listat e kandidatëve të të gjitha partive përveç Listës Serbe, ku tre anëtarë votuan për, dy kundër (nga Lëvizja Vetëvendosje) dhe të tjerët abstenuan.

Ndërkaq, dy ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lista Serbe ka dorëzuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit të këtij institucioni për mosmiratimin e listës së kandidatëve të saj.

Në një deklaratë për media, Igor Simiq, përfaqësues i Listës Serbe, e ka cilësuar vendimin si “të paligjshëm, anti-serb dhe diskriminues” dhe ka thënë se KQZ-ja ka mohuar “42.759 vota të serbëve”, duke u munduar të pengojë komunitetin serb të zgjedhë përfaqësuesit e tij.

“Presim që PZAP-ja ta shfuqizojë vendimin e turpshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të marrë një vendim në përputhje me ligjin, me ç’rast do të mbrojë të drejtat e popullit serb, ligjshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor”, tha Simiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Kryeministri i parë i Italisë së bashkuar, Francesco Crispi, ishte arbëresh

Kulla: Kryeministri i parë i Italisë së bashkuar, Francesco Crispi, ishte arbëresh

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

Në cilën provincë të Italisë ishte e vendosur shkolla e parë shqipe ku studiuan rilindësit? – Tregon Ilir Kulla

Në cilën provincë të Italisë ishte e vendosur shkolla e parë shqipe ku studiuan rilindësit? – Tregon Ilir Kulla

Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5

New Mexico padit Meta-n për ekspozimin e fëmijëve ndaj shfrytëzimit seksual

Ylli vazhdon me përforcime

Ylli vazhdon me përforcime

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën