Nga Franca ka arritur Jeremie Boga, futbollist nga skuadra e Nice.
Boga, do të vijë në formë huazimi me “Zonjën e Vjetër” që do të ketë edhe opsionin e blerjes në fund të sezonit.
Anësori nga Bregu i Fildishtë, kishte luajtur më parë në Serie A ku ishte pjesë e Atalantës dhe Sassuolos.
Ndërkohë nga Bologna në formë huazimi do të arrijë edhe suedezi Emil Holm, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë.










