Në Sofje po mbahet “European Open” në xhudo.
Xhudistët kosovarë kanë arritur në luftërat për medalje.
Në 57 kg, Flaka Loxha ka arritur te lufta për të bronztë përmes repesazhit. Ajo ishte bartëse e parë.
Në kategorinë deri 48 kilogramë, Erza Muminoviq i shënoi dy fitore, por u ndal në gjysmëfinale.
Do të garoj për medalje të bronztë.
Po për medalje të bronzta në kategorinë deri 52 kilogramë luftojnë Fationa Kasapi e Laurinë Gashi.
Si Fationa ashtu edhe Laurina te luftërat për të bronzta arritën përmes repesazhit. Fation fitoi dy luftërat e para, ndërsa u ndal në të tretën. E fitoi luftën e parë në repesazh. Rrugëtimin e njëjtë e kishte edhe Laurina.








