TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku tërhiqen nga Asociacioni i Komunave, shfuqizohet edhe vendimi për emërtimin e 87 rrugëve

by TËVË 1
3 orë ago
4
A A
​Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku tërhiqen nga Asociacioni i Komunave, shfuqizohet edhe vendimi për emërtimin e 87 rrugëve

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka miratuar sot vendimin për tërheqjen nga Asociacioni e Komunave të Kosovës, me 12 vota për dhe dy vota kundër. Aty është anuluar edhe vendimi i Kuvendit Komunal të mëhershëm që kishte shumicë shqiptare, me të cilin ishin emëruar 87 rrugë.

Në seancën e kaluar, të mbajtur më 18 dhjetor, me kërkesë të kryetarit të sapozgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ishte miratuar kërkesa për daljen e komunës nga AKK. Megjithatë, sot u votua sërish për të njëjtën kërkesë, pasi ajo ishte kthyer nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me arsyetimin se “procedura nuk kishte qenë si duhet”.

Zëvendëskryesuesja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Aida Doli Ferati, ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet vendimi për tërheqje nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, duke thënë se ky veprim nuk po bëhet në interes të qytetarëve.

“Nuk e di nëse ju realisht e dini se si funksionon ky Asociacion. A e dini çfarë të mira i sjell kjo në komunë nga ky asociacion? A e dini sa trajnime dhe sa çështje i merr komuna… dhe rrjedhimisht atë që e merr Komuna si ekzektuiv e pranojnë edhe qytetarët”, deklaroi Ferati.

Ajo theksoi se vendimi po shtyhet më shumë për arsye politike, duke e konsideruar të papranueshme që të përdoret retorika e “të mirës së qytetarëve”, ndërkohë që, sipas saj, veprimet nuk janë në atë drejtim.

“Ju nuk e keni për qytetarët, ju e keni politikë…”, u shpreh ajo, duke shtuar se pretendimet për shkelje procedurash nuk qëndrojnë vetëm te njëra palë.

Asamblisti i iniciativës “Veriu për të gjithë”, Marko Jakshiq, tha se mbështet vendimin dhe procedurat e ndjekura, por vuri në dukje se ka situata të komplikuara kur disa komunitete nuk pajtohen me shumicën.

“Unë mbështes vendimin e marrë dhe procedurat e ndjekura, megjithatë ka paradokse kur disa komunitete kundërshtohen nga shumica. Nëse qytetarët duan të jenë pjesë e asociacioneve që ndihmojnë komunitetin, kjo mund të shqyrtohet. Vendimet duhet të merren me kujdes dhe duke respektuar mendimin e të gjithë qytetarëve“, tha ai.

Gjatë seancës së sotme në Kuvendi Komunal të Mitrovicës së Veriut është miratuar edhe propozim-vendimin për shfuqizimin e Vendimit për miratimin e listës për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave të tjera publike në këtë komunë, i cili ishte marrë nga përbërja e kaluar e kuvendit, më 25 gusht të vitit të kaluar, kur ishin ndryshuar emrat e 87 rrugëve.

Për shfuqizimin e këtij vendimi votuan 12 asamblistë, ndërsa dy ishin kundër.

Marko Jakshiq nga iniciativa “Veriu për të gjithë”, gjithashtu theksoi se vendimi ishte marrë pa konsultime dhe se disa emra rrugësh ishin të papërshtatshëm, duke kërkuar rikthimin e gjendjes në mënyrë që të mos dëmtohej asnjë qytetar, pavarësisht komunitetit.

Jakshiq gjithashtu kërkoi që procedura të bëhet më me kujdes në mënyrë për të shmangur refuzimin e vendimit nga Ministria.

Asamblisti nga Partia Demokratike e Kosovës, Emir Azemi tha se emërtimi i rrugëve ku jetojnë komunitete të ndryshme është i ndërlikuar dhe se problemi nuk është vetëm i serbëve, por edhe i shqiptarëve.

“E kuptoj atë që po thoni, se një rrugë ku ka serbë është e vështirë të emërtohet me një emër shqiptar, por të njëjtin problem e kemi pasur edhe ne shqiptarët. Në rrugën ku unë banoj janë 23 shqiptarë të vrarë, ndër ta edhe vëllai im dhe rruga është thirr “Nemaninja“, tha Azemi.

Komuna e Zubin Potokut ka miratuar vendimin për tërheqjen nga Asociacioni e Komunave të Kosovës (AKK).

Këtë e konfirmoi për KP asamblisti nga rradhët e Vetëvendosjes, Vedat Mehmeti, i cili tha se për këtë vendim është votuar dhe vetëm dy asamblistë kanë qenë kundër.

Tags: AKKMitrovica e VeriutTeve1Zubin Potoku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kur pritet të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare?

Nga një muaj paraburgim për katër komisonerë dhe një kryesues, dyshohen për manipulim me vota në Prizren

“Gjermanit iu morën 1.9 milionë euro” – Dalin para gjykatës 9 të akuzuarit për mashtrim të të huajve

“Gjermanit iu morën 1.9 milionë euro” – Dalin para gjykatës 9 të akuzuarit për mashtrim të të huajve

Në Lipjan, 14% më pak vepra penale gjatë vitit 2025, rritet siguria

Në Lipjan, 14% më pak vepra penale gjatë vitit 2025, rritet siguria

Kurti: Në qershor dhe korrik, 10% të policëve kanë pasur të ardhura mesatare më të larta se presidentja

Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident mes një veture e motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën