TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mustafa: LDK ka potencial të ringritet dhe të ruajë unitetin e brendshëm

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Mustafa: LDK ka potencial të ringritet dhe të ruajë unitetin e brendshëm

Isa Mustafa ish-kryetari i LDK-së,  ka reaguar lidhur me rrjedhat aktuale të subjektit ku ai vepronte.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se në LDK problemet më së paku mund të zgjidhen me tifozllëk, andaj, sipas tij, format e tilla të propagandës e deformojnë demokracinë dhe mund ta bëjnë Kuvendin e thirrur arenë të përçarjeve, që nuk i nevojitet LDK-së, e cila akoma nuk është shëruar nga një Kuvend i tillë i para njëzet viteve.

Tutje ai tha  se LDK nuk meriton epitafe, teksa theksoi se kjo parti ka potencial, ka forcë vetërregulluese dhe mund të ringritet si subjekt i fortë politik, i cili siguron balancë në ndërtimin demokratik të shtetit të Kosovës.

“Duhet ta kuptojnë se LDK qëndron para çdo emri të përveçëm; se përveç me kryetarin e saj historik Ibrahim Rugova, LDK nuk identifikohet me asnjë emër të veçantë.  Kuvendi si organi më i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës do duhej të sigurojë se LDK nuk është parti as e vjetër as e re por parti që zhvillohet mbi bazat e përcaktuara 36 vite më parë me aktin themelues të saj si parti konzervatore e qendrës së djathtë me orientim të palëkundur euroatlantik. LDK ka nevojë të rikonfirmojë se beteja e saj politike nuk është ankand se kush jap më shumë por ofertë se si ndërtohet një shtet perspektiv, i fortë dhe i qëndrueshëm. Se LDK nuk mund të përdoret si platformë mbi të cilën do të ndërtohet diçka tjetër duke e shfrytëzuar emrin e saj”, ka shkruar tutje ai.

Mustafa theksoi se reformat në LDK i bëjnë njerëzit të cilët i kanë qëndruar besnik LDK-së, të hapur për ardhjet dhe ardhje të reja dhe njerëz të rinj.

“LDK-së nuk i nevojiten ndarjet në ne dhe ata; të vjetrit dhe të rinjtë; të mitë dhe të atyre para meje. Ajo ka nevojë të mendojë për forma dhe mekanizma që sjellin sa më shumë anëtarë, simpatizantë dhe votues. Ndërkaq, përgjegjësia në LDK të trajtohet si standard normal i etikës demokratike që nënkupton se rezultati ka pasojë”, shtoi ai.

Ish-kryetari i LDK-së krejt në fund tha se kuvendi mund ta gjejë zgjidhjen më të mirë duke vlerësuar se çfarë është e dobishme për rritjen dhe progresin e LDK-së, për forcimin e unitetit të brendshëm të saj, për ofrimin e veprimtarëve dhe veprimtareve, “sepse asnjë njeri në LDK nuk është i tepërt!”.

Tags: Isa MustafaLDKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi zgjedhor në Kosovë

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi zgjedhor në Kosovë

Sekuestrohen barna në vlerë 10 mijë euro nga Dogana dhe AKI

Sekuestrohen barna në vlerë 10 mijë euro nga Dogana dhe AKI

Bajrami: Kurti rriti pagën për vete dhe kabinetin e tij

Bajrami: Rritja e energjisë ka efekt multiplikues dhe dëmton qytetarët

“Ditari” 29.01.2026

Specialja refuzon apelin e Pjetër Shalës, duhet të paguajë 208 mijë euro kompensim për viktimat

Specialja refuzon apelin e Pjetër Shalës, duhet të paguajë 208 mijë euro kompensim për viktimat

Aksioni i antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfiskohen kokainë e armë

Aksioni i antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfiskohen kokainë e armë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën