TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohet profesori në Gjilan, dyshohet se e ngacmoi seksualisht nxënësen e tij

Një profesor i një shkolle të mesme në Gjilan ka përfunduar nën pranga të policisë, pasi dyshohet se e ngacmoi seksualisht një nxënëse të tij. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë u shënuan gjashtë raste të ngacmimit seksual dhe kanosjes ndaj grave.

by Florijeta Dernjani
7 muaj ago
1 0
A A

Një profesor i një shkolle të mesme në Gjilan, po dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse të tij.

I njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me vendim të  prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet nga PK.

Nga Prokuroria Themelore e Gjilan, në një përgjigje për Tëvë1 kanë thënë se kanë dorëzuar kërkesën për caktimin e paraburgimit.

Raste si ky i Gjilanit, sipas njohësve të arsimit, shpërfaq nevojën që personelit arsimor t’u bëhen kontrolle të vazhdueshme psikiatrike.

“Mësimdhënësit që pranojnë që me të vërtetë të jenë mësimdhënës duhet t’iu nënshtrohen kontrolleve të tjera paraprake, qoftë psikologjike, psikiatrike e shëndetësore. Me ditë që me të vërtetë ai që po del dhe po ia besojmë nxënësit, a është vërtetë edhe psikologjikisht i shëndetëshëm. Kështu që, duhet një kontroll e tillë sepse me kontrolla të inspektorave nuk mund t’i hetojmë këto dukuri, nuk mund t’i identifikojmë këto dukuri”, thotë Ismet Potera njohës i arsimit.

Përpos këtij rasti, në raportin 24 orësh të Policisë, u raportuan edhe disa raste të tjera.

Në Graçanicë – i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë verbale nga viktimës femër kosovare.

Në Graçanicë gjithashtu i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare.

E në Fushë Kosovë – një viktima femër kosovare është ofenduar dhe sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Po në Fushë Kosovë i dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dyshohet se ka kanosur dy viktima femra kosovare.

Ndërkaq në Shtime i  dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

E në Zveçan dy viktima femra, përmes rrjetit social TIKTOK janë ngacmuar nga i dyshuari mashkull.

Të gjitha këto raste u raportuan në Policinë e Kosovës, brenda 24 orëve të fundit.

“Shumë raste nuk paraqiten fare, por këto do të thotë se është një përqindje e  vogël që paraqitet. Natyrisht që çdo dhunë është e papranueshme, është e dënueshme dhe është alarmante. E kemi një infrastrukturë ligjore të mirë, e cila i lufton këto dukuri, por problemi është se ne kryesisht po merremi me pasoja dhe mungojnë programet parandaluese”, thotë Behxhet Shala nga KMDLNJ.

Aktualisht, në betejë ligjore për akuzat për ngacmim seksual është profesori universitar Xhevat Krasniqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ky është çmimi tavan i derivateve për sot dhe nesër

Çmimet e derivateve, nafta kushton 1.79 euro për litër

Hyrje – daljet nga Kosova, prej 60 deri 90 minuta në Merdarë

Hyrje – daljet nga Kosova, prej 60 deri 90 minuta në Merdarë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Fillon hetimi për vdekjen e një gruaje në Prishtinë që dyshohet se ra në bunar

RDK, sot do të zhvillojë aksion simbolik para hyrjes së qeverisë

RDK, sot do të zhvillojë aksion simbolik para hyrjes së qeverisë

Ky është çmimi tavan i derivateve për sot dhe nesër

Çmimet e derivateve, nafta kushton 1.79 euro për litër

Hyrje – daljet nga Kosova, prej 60 deri 90 minuta në Merdarë

Hyrje – daljet nga Kosova, prej 60 deri 90 minuta në Merdarë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Fillon hetimi për vdekjen e një gruaje në Prishtinë që dyshohet se ra në bunar

RDK, sot do të zhvillojë aksion simbolik para hyrjes së qeverisë

RDK, sot do të zhvillojë aksion simbolik para hyrjes së qeverisë

Aleanca paralajmëron për nesër aktivitet te hyrja e Qeverisë

Aleanca me aksion para Qeverisë

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Sot do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën