TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeministri i Hungarisë akuzon lidershipin ukrainas për kalim të vijës së kuqe

by teve1
2 orë ago
0
A A
Kryeministri i Hungarisë akuzon lidershipin ukrainas për kalim të vijës së kuqe

Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban kritikoi ashpër të mërkurën udhëheqjen e Ukrainës, duke akuzuar Kievin se po kërcënon Budapestin, ndërsa tha se do të vazhdojë të mbrojë interesat hungareze.

“Udhëheqja ukrainase kaloi vijën. Ne nuk kërkuam konflikt, megjithatë prej ditësh Hungaria ka qenë në shënjestër”, tha Viktor Orban përmes kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Duke akuzuar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha për “kërcënim” të Hungarisë, kryeministri tha se kjo nuk do t’i pengojë ata “të mbrojnë interesat e hungarezëve”.

Ai vazhdoi duke thënë se Hungaria nuk do t’i dërgojë mbështetje financiare Ukrainës dhe nuk do të lejojë ndalimin e importeve të naftës dhe gazit rus.

Orban përsëriti gjithashtu se Budapesti nuk do të lejojë që Ukraina “të shtyhet drejt Bashkimit Evropian brenda 2 viteve duke shkelur ligjin e BE-së”.

Kjo do të thoshte “importim i luftës”, vuri në dukje ai, duke shtuar se vendimet për këto çështje “nuk do të merren në Kiev dhe as në Bruksel”, gjatë qeverisjes së tij, duke thënë se kjo është “kuptuar mirë” në Ukrainë, citon Anadolu.

“Kjo është arsyeja pse ata duan një qeveri të re, pro-Ukrainë, në Budapest dhe pse kërcënimet nuk ndalen kurrë”, shtoi ai.

Komentet e Orbanit erdhën pasi Ministria e Jashtme hungareze thirri të martën ambasadorin ukrainas në Budapest, duke akuzuar Kievin për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e Hungarisë.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë ndërhyrje në zgjedhjet e Hungarisë, përfshirë përpjekjet e Ukrainës për të ndikuar në rezultat dhe për të ndërhyrë në procesin zgjedhor në favor të Partisë (kryesore të opozitës) Tisza”, tha Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto në emisionin X.

Hungarezët do të shkojnë në kutitë e votimit më 12 prill në zgjedhjet parlamentare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arabia Saudite s’do të lejojë përdorimin e territorit apo hapësirës së saj ajrore për sulme kundër Iranit

Arabia Saudite s’do të lejojë përdorimin e territorit apo hapësirës së saj ajrore për sulme kundër Iranit

Presidenti sirian në Moskë për bisedime me Putinin

Presidenti sirian në Moskë për bisedime me Putinin

Izraeli intensifikon sulmet ajrore dhe artilerike në Gaza, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Izraeli intensifikon sulmet ajrore dhe artilerike në Gaza, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Turqia paralajmëron SHBA-në: Lufta me Iranin do të ishte një gabim

Turqia paralajmëron SHBA-në: Lufta me Iranin do të ishte një gabim

Gashi: Mbi 17 mijë vota të manipuluara në Malishevë

Gashi: Mbi 17 mijë vota të manipuluara në Malishevë

Sabalenka në gjysmëfinale, gati të mbrojë titullin në Australian Open

Sabalenka në gjysmëfinale, gati të mbrojë titullin në Australian Open

Kryeprokurori Gashi: 15 kryesues në Malishevë janë ndaluar për 48 orë

Kryeprokurori Gashi: 15 kryesues në Malishevë janë ndaluar për 48 orë

Pula: Asnjë individ pavarësisht pozitës nuk qëndron mbi ligjin

Pula: Asnjë individ pavarësisht pozitës nuk qëndron mbi ligjin

Tyson Fury kthehet në ring më 11 prill, kundër Arslanbek Makhmudov

Tyson Fury kthehet në ring më 11 prill, kundër Arslanbek Makhmudov

Valon Nikqi, supervisor në ndeshjen e CEV VOLLEYBALL CUP 2026

Valon Nikqi, supervisor në ndeshjen e CEV VOLLEYBALL CUP 2026

Therret me thikë një person në Prishtinë

Arrestohet për ryshfet një inspektor i punës në Prishtinë, u kap në flagrancë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën