TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar si tejet të rëndësishme dhe me peshë të madhe Rezolutën amerikane për Luginën e Preshevës, duke theksuar se përmes saj është arritur ndërkombëtarizimi i çështjes së shqiptarëve në këtë rajon.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Sinani ka deklaruar se Beogradi zyrtar po përdor metoda perfide të spastrimit etnik në heshtje, të cilat, sipas saj, po zbatohen kryesisht përmes procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

Ajo ka shprehur shqetësimin se situata mund të përkeqësohet edhe më tej, duke përmendur përgatitjet në Kuvendin e Serbisë për propozimin e Ligjit për shërbimin ushtarak, i cili, sipas Sinanit, pritet të ketë pasoja edhe më të mëdha dhe të nxisë një shpërngulje masive të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

“Beogradi zyrtar po përdor metoda perfide të spastrimit etnik në heshtje dhe, realisht, përmes pasivizimit ka arritur rezultate të dukshme kohëve të fundit. Ajo që është edhe më shqetësuese dhe aktuale është përgatitja në Kuvend e propozimit të Ligjit për shërbimin ushtarak, i cili pritet të ketë pasoja edhe më të mëdha dhe të nxisë një shpërngulje edhe më të madhe masive”, ka deklaruar Sinani.

Ajo ka theksuar se lobimi i vazhdueshëm me dy senatorë amerikanë, veçanërisht përmes letrave drejtuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, si dhe Rezoluta e fundit e propozuar nga kongresisti Keith Self, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Lobimet tona të vazhdueshme me dy senatorët, veçanërisht përmes letrave të tyre drejtuar Sekretarit Blinken, si dhe kjo rezolutë e fundit nga kongresisti Keith Self, janë jashtëzakonisht të vlefshme. Për ne kjo rezolutë ka një rëndësi dhe peshë shumë të madhe sepse ka arritur të ndërkombëtarizojë çështjen për afirmimin e të drejtave dhe pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka përfunduar Sinani./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe po cenon sovranitetin e Kosovës

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti: Inflacioni dhe rritja e çmimeve po rëndojnë ekonominë e familjeve në Kosovë

Kurti mbledh kabinetin qeveritar për dy ditë, synohet hartimi i programit qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar për dy ditë, synohet hartimi i programit qeverisës

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Grenell shkarkohet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”

Grenell shkarkohet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e dënuar nga Kosova, pritet ekstradimi i tij

Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e dënuar nga Kosova, pritet ekstradimi i tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën