TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës arrestohen për keqpërdorim detyre dhe ryshfet

Tre zyrtarë të komunës së Prishtinës u arrestuan të martën nga një aksion hetimor të Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Këta të fundit, kanë njoftuar se njëri nga ta është arrestuar në flagrancë për vepren penale “Marrje e ryshfetit”. Ndaj tyre është caktuar masa prej 48 orësh. Hetim dhe zbardhje të rastit ka kërkuar edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

by Fetije Kamberi
2 orë ago
0 0
A A

Të martën, Prokuroria Themelore e Prishtinës cak i patën tre zyrtarë të komunës së Prishtinës.

Më saktësisht, Departamenti i Krimeve Ekonomike zhvilloi një aksion hetimor nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetet zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”.

Si shkak i saj arrestuan të tre punonjësit e komunës.

Njëri nga ta me inicialet A.G, madje u arrestua në flagrancë.

“Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qëllim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

E ndaj tyre është caktuar edhe masa e paraburgimit për 48 orë.

“Janë sekuestruar edhe telefona si prove e cila di të shërbejnë në zhvillimin e mëtejshëm të procedurës hetimore. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtroje kërkesë me shkrim gjykatës kompetente për caktimin e ndonjë prej masave ndaj te dyshuarve”, ka thënë Shala.

Për këtë aksion ka folur edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Rama tha se janë të gatshëm për bashkëpunim dhe askush nuk është mbi ligjin.

“Në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik. Në këtë frymë, Kryeqyteti Prishtina  mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Rama.

Por Lëvizja Vetëvendosje që janë opozitë në Prishtinë thonë se kjo është rezultat i qeverisjes së papërgjegjshme.

“Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë, si pasojë e një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe pa llogaridhënie. Kjo gjendje ka dëmtuar seriozisht funksionimin e institucionit komunal, ka minuar besimin e qytetarëve dhe ka penguar zhvillimin normal të kryeqytetit”, kanë thënë nga LVV-ja në qendër të Prishtinës.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të raportojnë rastet e natyrës së korrupsionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

36 vjet nga “Flaka e Janarit”, përkujtohen katër heronjtë e rënë për liri në Rahovec

36 vjet nga “Flaka e Janarit”, përkujtohen katër heronjtë e rënë për liri në Rahovec

Eksplozivi i gjetur në Zubin Potok nga policia dyshohet se është prodhim i kompanisë serbe

Eksplozivi i gjetur në Zubin Potok nga policia dyshohet se është prodhim i kompanisë serbe

“Tash detyrohem me ecë në këmbë…”- Pezullohet transporti urban në Ferizaj

“Tash detyrohem me ecë në këmbë…”- Pezullohet transporti urban në Ferizaj

Aksidenti në Mamushë – Vetura godet mjetin e ndalur, polici shpëton për një “fije peri”

Aksidenti në Mamushë – Vetura godet mjetin e ndalur, polici shpëton për një “fije peri”

Emisioni “Këndi i Debatit” 27.01.2026

Shënohet Dita e Holokaustit

Shënohet Dita e Holokaustit

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

“Libri fetar i dëmtuar” – Myftiu Tërnava: Djegia e Kuranit të shenjtë më tmerron dhe më trondit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën