TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja konfirmon takimin e së martës mes Kosovës dhe Serbisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bislimi mohon se e refuzoi takimin me Petkoviqin

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të martën, më 21 qershor në Bruksel do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në të cilët do të jetë në rend dite marrëveshja për energji dhe përgatitjet e një takimi të nivelit të lartë mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Për një vit nuk ka pasur takime në nivel të tillë.

“Nesër, me 21 qershor, i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, do të jetë mikpritës i një raundi tjetër të takimeve në kuadër të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve” tha Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Ai ka thënë se “takimi do të fokusohet në finalizimin e një udhërrëfyesi i cili do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes për energji të vitit 2013-të dhe 2015-të si dhe në çështjet e tjera, përfshi edhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”.

BE-ja pret që në këtë takim në nivel krye-negociatorësh të ketë një konsensus konkret për zbatimin e marrëveshjes për energji e mundësisht edhe nënshkrimin e një deklarate për të çështjen e të pagjeturve. Për takime janë ftuar edhe zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi edhe shefi i delegacionit të Serbisë Petar Petkoviq.

Sa i përket marrëveshjes për energji diplomatët thonë se fjala është për të njëjtën marrëveshje që ishte arritur në vitin 2013-të, ishte konfirmuar në vitin 2015-të, ndërsa tashme palët vetëm do të pajtohen për planin e implementimit të saj. Bashkimi Evropian pritet të ketë rolin e lehtësuesit edhe për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Sa i përket mundësive për takimin e nivelit të lartë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, burimet e BE-së thonë se kjo do të varet nga gatishmëria e palëve për të arritur rezultate konkrete në dialog. Nëse në nivel të krye-negociatorëve të martën do të ketë rezultat atëherë edhe mundësitë për takim në nivel të artë do të jenë më të mëdha thonë burimet diplomatike në Bruksel. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Brahimaj: Kurti nuk e përballon që Konjufca t’i merr 61 vota për kryeministër

Brahimaj: Kurti nuk e përballon që Konjufca t’i merr 61 vota për kryeministër

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Osmani kritikon BE-në: Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se i hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se i hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

​Aksident tragjik në SHBA, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

“Mesditë”-14.11.2025

“Mesditë”-14.11.2025

Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime

Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime

Basketboll: Përballja e të pamposhturve, Bashkimi kundër Pejës, të shtunën

Basketboll: Përballja e të pamposhturve, Bashkimi kundër Pejës, të shtunën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën