TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rinumërimi i votave ndryshon bilancin e kandidatëve në mbi 50% të vendvotimeve

Mbi 50% përqind e vendvotimeve tashmë janë rinumëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rinumërimi ka sjellur disa ndryshime në listat e partive politike.

by TËVË 1
2 muaj ago
3 1
A A

Në 6 mijë e 751 vota minus, ka shkuar bilanci i kandidatit të PDK-së për deputet, Fetah Paqarizi, nga rinumërimi i cili po vazhdon gjithandej Kosovës.

Përveç Prizrenit, Paçarizit i janë evidentuar edhe 728 vota më pak në komunën e Malishevës.

Për kah numri i votave të hequra pas rinumërimit, pas Paçarizit qëndron bashkëpartiaku i tij, Nait Hasani.

Për ish-deputetin Hasani, deri më tani janë evidentuar 3 mijë e 337 vota më pak.

Ndërkaq, ish ministrit të kulturës Kujtim Gashi, 2 mijë e 424 i janë hequr nga numërimi fillestar.

Përderisa këtyre kandidatëve u janë hequr votat, disa të tjerëve u janë shtuar.

Kandidates nga Prizreni Jona Hoxha, qytet në të cilin u evidentuan parregullësitë më të mëdha, i kanë shtuar 450 vota.

Në PDK 874 vota i janë shtuar Arian Tahirit, 720 Uran Ismailit, e 510 Përparim Grudës.

Ndryshime në votat e kandidateve ka edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.

Deri më tani kur janë rinumëruar rreth 50% e vendvotimeve, deputetit të disa mandateve, Arbër Rehxaj, i janë hequr 622 vota.

Ndërkaq, dy kandidateve të tjera të Vetëvendosjes, Rea Krasniqit i janë larguar 555 vota, kurse Dafina Alishanit 459.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai që e pësoi më së shumti nga rinumërimi, është kandidati Xhavit Ukaj.

Ukajt deri më tani i janë hequr 1 mijë e 645 vota.

Kandidatit tjetër të LDK-së për deputet, Driton Selmanajt i janë larguar 1 mijë e 55 vota. Që të dy, edje Ukaj edhe Selmanaj vijnë nga regjioni i Prizrenit.

Në LDK 380 vota i janë shtuar Paris Gurit, 207 Ukë Rugovës, e 128 Festim Kabashit.

E në AAK, listës së votave të hequra pas rinumërimit i prijnë Besnik Krasniqi me 317 ,e vota më pak, Hamdi Komoni, Hamdi Komoni me 199, e Tringa Morina me minus 174.

Procesi i numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur plotësisht në 19 komuna, ku tashmë janë përditësuar mbi 50% e vendvotimeve në gjithë vendin.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dardan Vuniqi zgjidhet zv/kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Dardan Vuniqi zgjidhet zv/kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Gilgeous-Alexander thyen rekordin 63-vjeçar të NBA-së

Gilgeous-Alexander thyen rekordin 63-vjeçar të NBA-së

Dardan Vuniqi zgjidhet zv/kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Dardan Vuniqi zgjidhet zv/kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Basketboll, nënkampioni kundër kampionit

Basketboll, nënkampioni kundër kampionit

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Luan në elitën e futbollit norvegjez, Shqipëria shumë pranë “Haalandit” të ri

Luan në elitën e futbollit norvegjez, Shqipëria shumë pranë “Haalandit” të ri

Prishtina 01 triumfon ndaj Drenicës, siguron gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës në futsal

Prishtina 01 triumfon ndaj Drenicës, siguron gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës në futsal

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën