TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Skaneri i ShBA-së për Doganën e Kosovës ndihmon në parandalimin e kontrabandës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar si donacion një skener mobil i cili është vendosur në pikën kufitare në Merdar. E ngarkuara me punë në ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati tha se ky skener është prodhim amerikan dhe se kjo do të rritë më shumë sigurinë kufitare. Ndërkaq drejtori i Doganës Agron Llugaliu vlerësoj lart këtë donacion duke theksuar se do të ketë lehtësim për luftën kundër kontrabandës dhe shpejtësi më të madhe të tregtisë.

by Venhar Isufi
3 orë ago
0
A A
Skaneri i ShBA-së për Doganën e Kosovës ndihmon në parandalimin e kontrabandës

Nga sot do ta kenë punën më të lehtë.

Kjo pasi që këta dy zyrtarë të Doganës së Kosovës, parandalimin e kontrabandës dhe lehtësimin e qarkullimit të tregtisë së lirë, do ta lehtësojnë edhe më shumë.

Këtë do ta bëjnë përmes këtij skaneri mobil i cili u dhurua si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtu në pikën kufitare Merdar që lidhë Kosovën dhe Serbinë.

Bekim Rrahmani udhëheqës i njësisë së skanerëve, tregon në detaje për Tëvë1 se si do të përdorët ky skaner, përfshirë luftën kundër kontrabandës.

“Është bërë skanimi i këtij autobusi dhe është hasur në një sasi të konsiderueshme të drogës, droga ka qenë e pozicionuar në pjesën e poshtme të autobusit shihet mirëfilli kjo pjesa këtë, i gjithë podiumi i autobusit pra e gjithë shtresa e poshtme është përdorur për fshehje. Kjo ia lehtëson Doganës punës meqë me këtë mjet detektojmë armët, drogën, municione etj”, tha Rrahmani.

Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, tha se skaneri do t’i ndihmojë Doganës së Kosovës të parandalojë kontrabandën, të zvogëlojë kohën e pritjes dhe të sigurojë që tregtia legjitime të rrjedhë pa pengesa përtej kufirit.

“Është kënaqësi të jem këtu sot për të shënuar dorëzimin e këtij skaneri të prodhuar në Amerikë, një hap kyç në përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të lehtësuar tregtinë. Qeveria e SHBA-së është krenare që e bën këtë donacion për Doganën e Kosovës përmes programit të Departamentit të Shtetit për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve të Ndërlidhur, një program me histori të gjatë të kontributit në sigurinë kufitare. Ky është edhe një shembull tjetër i partneritetit të fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të Kosovës, përfshirë Doganën dhe Policinë Kufitare”, u shpreh ajo.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, tha se do t’i sigurojnë edhe dy skanerë të tjerë përmes fondeve të Bankës Botërore.

“Vizioni, siç u tha edhe në fjalët e ministrave dhe ambasadores, është që ne të punojmë së bashku dhe të përkushtohemi për kufij të sigurt dhe për sundim të ligjit, duke mundësuar zhvillim ekonomik dhe lehtësira në tregti”, njoftoi Llugaliu.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla theksoi se sigurimi i kufirit përbën një shtyllë themelore të sigurisë kombëtare.

“Ruajtja e sigurisë mbetet një nga prioritetet kyçe të institucioneve të Republikës së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit dhe ligjit, mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët. Sigurimi i kufirit përbën një shtyllë themelore të sigurisë kombëtare dhe funksionimit të plotë të shtetit ligjor”, tha Sveçla.

E sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati,  kjo do të përshpejtoj, dhe të jetësoj qarkullimin e mallrave dhe në të njëjtën kohë duke siguruar integritet edhe procesi i verifikimit të mallrave dhe sigurisë së përgjithshme sipas tij do të bëhet më shpejt.

Vlera e skanerit Rapiscan është 3 milionë euro, ndërsa i njëjti do të përdoret edhe në pikat tjera kufitare përfshirë edhe në ato të veriut të Kosovës, Jarinje dhe Bernjak.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Kosova nuk bën t’i japë vetes rehati duke krijuar ndarje mes BE-së dhe SHBA-së

Maloku: Kosova nuk bën t’i japë vetes rehati duke krijuar ndarje mes BE-së dhe SHBA-së

Bërxhulli: Bordi i Paqes e forcon Kosovën në raport me Serbinë

Bërxhulli: Bordi i Paqes e forcon Kosovën në raport me Serbinë

Ulutash dhe Elshani diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin

Ulutash dhe Elshani diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin

Ukshini: Paqartësi për Bordin e Paqes, thyerja BE-ShBA mund të sjellin komplikime  për Kosovën

Ukshini: Paqartësi për Bordin e Paqes, thyerja BE-ShBA mund të sjellin komplikime për Kosovën

“InfoNata” 22.01.2026

Reagon FFK-ja: “Gënjeshtra në prag të procesit zgjedhor

Këshilltari i Osmanit: Kosova, përmes Bordit të Paqes, i dha “nokdaun” skenave serbo-ruse për izolim

Këshilltari i Osmanit: Kosova, përmes Bordit të Paqes, i dha “nokdaun” skenave serbo-ruse për izolim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën