TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Përfshirja e Kosovës në Bordin e Paqes, një hap që forcon sigurinë kombëtare

by teve1
10 muaj ago
2
A A

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se përfshirja e Kosovës në një iniciativë ndërkombëtare për paqen, të udhëhequr nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përbën një moment që, sipas tij, tejkalon rëndësinë e çdo lajmi ditor.

Abdixhiku ka theksuar se për një shtet që ka kaluar nga lufta në liri, falë edhe ndërhyrjes ndërkombëtare, pjesëmarrja në tryezat ku diskutohet paqja globale është njëkohësisht dëshmi dhe përgjegjësi.

“Dëshmi e suksesit tonë, përgjegjësi për rolin tonë prej shtetit të ri. Është shenjë se Kosova nuk shihet vetëm si përfituese e paqes, por edhe si pjesë e saj”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, në një botë gjithnjë e më të brishtë, çdo hap i përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një forcim të sigurisë kombëtare të Kosovës, thellim të aleancave strategjike dhe pozicionim të vendit në anën e paqes dhe aleancave të drejta.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet këtë hap të madh drejt një kapitulli të ri dhe i gëzohet këtij fakti historik. Sepse sukseset e Kosovës janë arritje kombëtare para së cilave e me të cilat mburremi të gjithë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Davos të Zvicrës ka nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes, në prani të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë iniciativë ndërkombëtare për paqen.

Bordi i Paqes është organ i ri ndërkombëtar i iniciuar nga Trumpi, i cili synon mbikëqyrjen e zbatimit të planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Goditi me veturë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

Në Kaçanik arrestohet një i mitur nën dyshimin për dhunimin e një vajze të mitur

Njësia A3 e KEK-ut rikthehet në operim: Në këtë faze mund të ketë emetim më të theksuar të tymit

Sindikalistët e KEK-ut dalin në protestë për pakënaqësitë me pagat

Janjiç: Qeveria e re në Serbi të përcaktojë se çfarë është dakorduar në dialog

Në Kosovë kundërshtohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator

Komisioni për Legjislacion shqyrton kthimin e Ligjit për Specialen

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Parashikimi i motit për sot

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet e shëndetësisë

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet e shëndetësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën