TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarr në një shtëpi në Goriq, 82 vjeçari shpëton, e bija e palëvizshme vdes

Një shtëpi në fshatin Goriq të komunës së Malishevës u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës. Brenda saj jetonin babë e bijë. 82 vjeçari shpëtoi, por brenda shtëpisë nga flakët ndërroi jetë e bija e tij 54 vjeçare e cila ishte e palëvizshme. Nga institucionet përgjegjëse po punohet për shkakun e zjarrit.

by Fetije Kamberi
6 muaj ago
0 0
A A

Tymi vazhdonte edhe pas më shumë se 15 orëve.

Kjo shtëpi në fshatin Goriq të komunës së Malishevës u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës.

E brenda saj, jetonin vetëm babë e bijë.

Nga zjarri, babai 82 vjeçar shpëtoi, por e bija mbeti brenda ku edhe ndërroi jetë.

Tëvë1 mëson se 54 vjecarja ishte e palëvizshme dhe familjarët nuk arritën ta shpëtonin nga flakët.

Këta të fundit, të mërkurën u panë në gjendje të rëndë.

Kur flakët kapluan shtëpinë, 82 vjecari tentoi të nxirrte jashtë edhe të bijën, por nuk ia doli.

Si pasojë e kësaj, edhe vet mori plagë të djegies.

Por nga Urgjenca e Komunës së Malishevës nuk dhanë detaje shtesë për plagët e babait.

Pak minuta pasi shtëpia u përfshi nga flakët, në vendngjarje arritën ekipet e zjarrfikësve.

Por, edhe këta të fundit thonë se e kishin të pamundur ta shpëtonin 54 vjeçarën.

“Vajza ka qenë e palëvizshme. Baba i viktimës ishte munduar me tërheq , por nuk ka mundur dhe kishte marrë edhe do djegie të lehta. Kur kemi shkuar viktima ka qenë e vdekur. Prokurori ka thënë se deri ai të vijë në vend ngjarje kufoma nuk bënë mu prek. Ne kemi vazhduar punën tonë kemi shuar zjarrin”, tha ai.

Bashkë me ta, në vend ngjarje dolën edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Komandanti i stacionit policor në këtë komunë, Nazmi Zogaj thotë se janë duke u kryer hetimet për shkakun e zjarrit.

Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga KEDS-i, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të kronikës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Normalizim i krimit në intervistë: Moderatorja serbe e përshkruan masakrën e Prekazit si “likuidim”, thekson edhe vrasjen fëmijëve

Normalizim i krimit në intervistë: Moderatorja serbe e përshkruan masakrën e Prekazit si “likuidim”, thekson edhe vrasjen fëmijëve

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën