TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykimi për 400kg kokainë, të akuzuarit ankohen për zvarritje të procesit

Gjykimi ndaj të akuzuarve në rastin e njohur si “400 kg kokainë” ka ngecur në dhënien e mbrojtjes së njërit prej të akuzuarve. As të mërkurën kjo u nuk u finalizua, duke e shtyrë shqyrtimin gjyqësor për në muajin prill. Këto shtyerje nuk u mirëpritën nga palët të akuzuarit, që u ankuan për zvarritje të procesit.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
0 0
A A

Të mërkurën ishte sërish radha e tij.

Kadri Sheqiri, që akuzohet bashkë me katër të tjerë në rastin e kontrabandimit të 400 kg kokainë të ardhur nga Brazili, planifikohej ta vazhdonte dhënien e mbrojtjes së tij.

Para trupit gjykues, ai përsëriti kërkesën për një ballafaqim me prokurorinë në lidhje me pretendimet e tij për keqtrajtim gjatë kohës së hetimeve dhe qëndrimit në paraburgim.

“Unë edhe qetash kërkova mos me dhanë deklaratë hiç, deklaratën që du me dhanë unë me u ballafaqu, du me kon një prokuror me prokurorinë. Jo me Gjykatën e me avokatë. Pikërisht me prokurorin Valdet Gashin dhe grupin e tij. Se as avokati e asnjë nuk ka qenë e nuk i kanë pa maltretimet, shantazhimet e keqtrajtimet e mia. Derisa në letër, m’ka ardhë jo një, por 50 letra m’kanë ardhë, dhe kisha pas qef që edhe oficerat me qenë këtu, drejtori i burgut, e jo mu marrë unë me avokata. Bjerni ata që më kanë shantazhu, kush u kon kupola e tyne”, tha Kadri Shqiri i akuzuar

Mirëpo, deklarata për trupin gjykues nuk përbënin diçka të re e të pathënë më herët.

“Këto gjana na i ke thënë edhe më herët. Nuk mujmë në çdo seancë me na i përsërit gjanat e njëjta, sepse kështu shkojmë në pafundësi” theksoi Ngadhnjim Arrini – kryetar i Trupit Gjykues

Kësisoj, pas një konsultimi me mbrojtjen, Kadri Sheqiri deklaroi se nuk është në gjendje ta vazhdojë deklarimin.

“S’dua të flas hiç se m’ka kap kryt edhe s’jam n’gjendje me fol. Po mbrohna në heshtje”, tha i akuzuari Shala.

Në këtë rast, trupi gjykues vendosi që të akuzuarit t’ia mundësojë edhe një datë tjetër që të jap mbrojtjen e tij.

“Jemi në një situatë ku i pandehuri ka vendosur të deklarohet dhe pastaj ad-hoc në këtë seancë, për shkak të shqetësimit dhe dhimbjes së kokës, ka vendosur të mosdeklarohet. Për neve si trup gjykues, është e rëndësishme që të njëjtit, t’i jepet hapësira kohore dhe të bëhet edhe një përpjekje që i njëjti të ushtrojë mbrojtjen e tij”, u shpreh kryetari i trupit gjykues.

Seanca e radhës u caktua pas dy jave, gjë që nuk u prit mirë nga palët tjera në proces.

Këto shtyerje të seancave u vlerësuan se nuk i kontribuojnë gjykimit në afat të arsyeshëm.

“Edhe tre muaj e 17 ditë, Izet Sheqiri e Faton Vrajolli i bëjnë pesë vjet që janë në paraburgim. Kështu që, në këtë rast gjykimi i drejtë, i paanshëm dhe i zhvilluar në afat të arsyeshëm i ka humbur kuptimi në këtë çështje”, tha Florent Latifaj – avokat i të akuzuarit Izet Sheqiri.

Përpos Kadri Sheqirit, të akuzuar në këtë rast janë edhe Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi e Fehmi Bytyqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

”E ruaj me pasion”- vetura e Rugovës ende ruhet nga ish-truproja e tij, Esat Geci

”E ruaj me pasion”- vetura e Rugovës ende ruhet nga ish-truproja e tij, Esat Geci

13 prilli që nuk harrohet – Vrasja e anëtareve te familjes Lipa nga Istogu që u hodhën në bunar nga serbët

13 prilli që nuk harrohet – Vrasja e anëtareve te familjes Lipa nga Istogu që u hodhën në bunar nga serbët

​Bislimi: Ditë e bardhë për shqiptarët e uragan i zi për Beogradin nga Capitol Hill

​Bislimi: Ditë e bardhë për shqiptarët e uragan i zi për Beogradin nga Capitol Hill

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

LDK thërret nesër konferencë për media

Emisioni “Këndi i Debatit” 21.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 21.01.2026

Galatasaray barazon me Atleticon

Galatasaray barazon me Atleticon

Bora kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Bora kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Trepça fiton dhe eliminon Yllin në Suharekë

Trepça fiton dhe eliminon Yllin në Suharekë

”E ruaj me pasion”- vetura e Rugovës ende ruhet nga ish-truproja e tij, Esat Geci

”E ruaj me pasion”- vetura e Rugovës ende ruhet nga ish-truproja e tij, Esat Geci

13 prilli që nuk harrohet – Vrasja e anëtareve te familjes Lipa nga Istogu që u hodhën në bunar nga serbët

13 prilli që nuk harrohet – Vrasja e anëtareve te familjes Lipa nga Istogu që u hodhën në bunar nga serbët

Europol kryen operacionin më të madh në histori kundër drogave sintetike

Europol kryen operacionin më të madh në histori kundër drogave sintetike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën