TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

by tëvë1
8 muaj ago
1
A A
AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

Shkruan: Granit Sokolaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës po ulëret, por askush nuk e dëgjon. As Ministria e Bujqësisë, as Kryeministri, askush… Kërkojnë hapur rritje të numri të inspektorëve, të cilët prej më shumë se dy vitesh i kaluan Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, gjë që cenon rëndë sigurinë ushqimore.

Në dy postimet e fundit të AUVK në rrjetet sociale, kur janë publikuar njoftime/alerte, ky institucion në Kosovë shpeh publikisht mungesën e inspektorëve.

“Edhe pse Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po përballet me mungesë të inspektorëve, ajo mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimore…”, thuhet ndër të tjera në postimet e AUVK.

Një thirrje e hapur, duke treguar se ky institucion po lëngon. Siguria ushqimore e konsumatorëve të Kosovës duhet të jetë prioritet. Qytetarët e Kosovës dhe ushqimi i tyre i përditshëm nuk kanë asnjë përgjegjësi dhe asnjë lidhje me situatat politike, me krizat politike dhe institucionale në vend. Ata duan ushqim, produkte ushqimore dhe joushqimorë të sigurta!

Qeveritarët e Kosovës, së pari duhet të mendojnë për shëndetin publik, për shëndetin dhe jetën e qytetarëve të Kosovës, por edhe për detyrat që Komisioni Evropian iu le çdo vit nëpërmjet Raporteve të Progresit.

AUVK s’po kërkon mëshirë; Po ulëret për njerëz, staf, inspektorë, për të rritur numrin e kontrolleve, cilësinë e kontrolleve, për të rritur nivelin e sigurisë ushqimore në të gjithë zinxhirin.

Prej më shumë se një viti, Qendra ALERT në Kosovë ka lëshuar alarmin për numrin e ulët të inspektorëve. Ata janë 74 në total, inspektorë veterinarë, fitosanitarë dhe inspektorë në pikat kufitare (dogana). Numër i papërfillshëm në raport me riskun që iu paraqitet çdo ditë qytetarëve të kosovës, në raport me numrin e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në raport me numrin e atyre që duan të abuzojnë dhe përfitojnë në kurriz të qytetarëve të Kosovës.

Qeveria në detyrë apo ajo që pritet të krijohet, duhet menjëherë të ndërtojnë politika të mirëfillta, pse jo dhe agresive, në mbrojtje të konsumatorëve. Të ndërtohet menjëherë një organigramë (strukturë) e re për AUVK e të plotësohet me staf/inspektorë, në të mirë të sigurisë ushqimore dhe proceseve të gjata e të vështira që e presin Kosovën për integrimin në BE.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Kulla: Serbia ka blerë avionët që bombarduan Beogradin

Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën