TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​ATK shënon 26-vjetorin, Dobruna: Shtyllë e sovranitetit fiskal

by tëvë1
3 orë ago
1
A A
​ATK shënon 26-vjetorin, Dobruna: Shtyllë e sovranitetit fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) shënon 26-vjetorin e themelimit, duke theksuar kontributin vendimtar të institucionit për stabilitetin fiskal dhe zhvillimin ekonomik të vendit, raporton KosovaPress.

Në një konferencë për media, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna e konsideroi ATK-në institucion themelor për funksionimin e shtetit dhe për kthimin e sovranitetit fiskal të Republikës së Kosovës.

“Shënojmë 26-vjetorin e ATK-së, një institucion themelor për funksionimin e shtetit dhe për kthimin e sovranitetit fiskal të Republikës së Kosovës. ATK është ndërtuar paralelisht me shtetin tonë, nga një administratë e krijuar në rrethana të vështira, në një institucion model profesional dhe të besueshëm. Kontributi i saj ka qenë vendimtar për stabilitetin fiskal, ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Si Qeveri e Republikës së Kosovës e konsiderojmë ATK-në një shtyllë kyçe të qeverisjes së mirë dhe drejtësisë fiskale. Të hyrat e mbledhura nuk janë thjesht shifra buxhetore, mirëpo janë mjete për arsim, shëndetësi, zhvillim social, ekonomik dhe përmirësim të jetës së qytetarëve”, ka thënë ai.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, foli për procesin e modernizimit dhe digjitalizimit të administratës tatimore, duke theksuar një qasje më shumë këshilluese sesa ndëshkuese ndaj tatimpaguesve.

“Fillimisht duhet të njoftoj me një qasje të re që kemi filluar që ta modernizojmë ATK. Kryesisht me qasjen tonë më pak ndëshkime me shumë këshilla. Asnjëherë nuk është e lehtë që të implementohet ligji nëse nuk ka vullnet te tatimpaguesi… Si faktor i dytë është procesi i digjitalizimit që po mundohemi të bëjmë si proces. Asnjë reformë fiskale ose digjitale nuk mund të bëhet pa një pjesë të resurseve njerëzore të kualifikuara. Ideja e dytë ka të bëjë me një reformë që po mundohemi të bëjmë për burimet njerëzore që do të rekrutojmë një numër të madh të stafit të ri, ndërsa pjesa e stafit të vjetër do të ketë mundësinë ideale për të përqëndruar procesin e monitorimit, dijen dhe vullnetin e tyre të punës për të rinjtë që do t’i bashkohen ATK”, tha ai.

Eksperti i tatimeve, Shyqyri Bytyqi, rikujtoi fillimet e vështira të ATK-së në vitin 2000, kur mungonin ligjet dhe procedurat bazë, duke theksuar vullnetin dhe përgjegjësinë morale të gjeneratës së parë për të ndërtuar besimin dhe shtetin fiskal të Kosovës.

“Ishte goxha kohë e vështirë pasi mungonte gjithçka duke filluar nga ajo që ishte kryesorja, që ligjet nuk ishin të zhvilluara, mungonin procedurat, madje nuk kishim edhe ndonjë zyrë që ishim gjithë aty bashkë. Por kishim dicka të veçantë, kishim vullnetin, për të ndërtuar shtetin, procedura, kishim vullnet të krijojmë besim. Pra, si gjeneratë ishte një barrë kogja e rëndë në supet tona. Po flasim për vitin 2000, kur ne pritnim që të fillojmë si inspektorë të parë do dilnim në terren, kur Kosova si shtet për herë të parë do të fillonte të mblidhte tatimet e veta. Ishte një mision, përgjegjësi morale”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Dy zyrtarë të MPB-së në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm

Paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshteri Lika – detaje nga seanca

Morën ryshfet për lëshimin e certifikatave për leje të armës, detaje nga arrestimi i të dyshuarëve

Bateritë për ruajtjen e energjisë do të vendosen në Sojevë të Ferizajt

Bateritë për ruajtjen e energjisë do të vendosen në Sojevë të Ferizajt

Auto Draft

Vendos KQZ, rinumërim i plotë i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Dy zyrtarë të MPB-së në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm

Paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshteri Lika – detaje nga seanca

Morën ryshfet për lëshimin e certifikatave për leje të armës, detaje nga arrestimi i të dyshuarëve

Bateritë për ruajtjen e energjisë do të vendosen në Sojevë të Ferizajt

Bateritë për ruajtjen e energjisë do të vendosen në Sojevë të Ferizajt

Auto Draft

Vendos KQZ, rinumërim i plotë i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Scott Bamfort shpallet “MVP i Javës”

Scott Bamfort shpallet “MVP i Javës”

Xherdan Shaqiri në kërkim të ëndrrës së fundit: Rikthimi me FC Basel në Ligën e Kampionëve

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Sasi e madhe e arit grabitet në një argjendari në Prishtinë

Sasi e madhe e arit grabitet në një argjendari në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën