TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Azemi: Vendimi për pagën minimale të respektohet, përndryshe ndërmarrim masa

Rritja e pagës minimale nga 350 në 425 euro do të filloj që nga muaji janar i këtij viti. Vendimin të cilin e mori qeveria, sindikata e punëtorëve privat pret që të respektohet nga të gjitha kompanitë. Nëse kjo nuk ndodhë, ata paralajmërojnë masa.

by Fëllënza Krasniqi
3 muaj ago
1 1
A A

Që nga janari i këtij viti, çështja e pagës minimale në Kosovë hyri në një fazë të re.

Kjo meqë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që paga minimale të rritet nga 350 në 425 euro për të gjithë punëtorët me orar të plotë.

Bazuar në vendimin e qeverisë, në korrik paga minimale do të shkoj në 500 euro.

Megjithatë, sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat, paralajmëron masa në rast se ky vendim nuk zbatohet në praktikë.

“Punëtorët tonë në këto institucione janë në vende shumë të ndjeshme nëpër spitale të Kosovës ku qeveria paguan kompanitë private për shërbime dhe nëse ajo nuk e aplikon pagën minimale, ne, na jep të drejtë vet kryeministri që t’i ndalim shërbimet që i kemi. Ne jemi të përgatitur dhe i kemi paralajmëruar që dy herë që këto kalkulime institucionet përkatëse të bëjnë dhe mendoj që nuk është një shumë që degradon aq shumë, por po nisemi nga ajo që të kemi sukses nëse jo ne do t’i ndalim shërbimet tona”, thotë Jusuf Azemi nga kjo sindikatë.

Duke folur për kompanitë e kontraktuara nga qeveria për të kryer shërbime, Azemi thotë se e gjithë barra e zbatimit të pagës minimale, i takon ekzekutivit.

“Tani Qeveria e Kosovës ka marr vet vendim dhe është e obliguar që ndryshimin prej pagës nga 350 euro në 425 euro, këtë ndryshim duhet të bëjë Qeveria e Kosovës jo kompanitë private, për këtë edhe kemi thirr kompanitë private që të bëjnë kalkulimin e ndryshimit të kësaj page dhe të ju specifikojnë të ju qesin institucioneve përkatëse që ata duhet të subvencionojnë pagën minimale prej 425 euro”, thotë ai për Tëvë1.
Por, çfarë do të ndodhë me ato kontrata të cilat janë të nënshkruara me 350 euro, e tani paga minimale është rritur?

“Çdo kontratë në momentin që arrihet një marrëdhënie kontraktuale natyrisht do të duheshin që të uleshin dhe të rishikohet ajo kontratë dhe të njëjtë kontratë të i shtohet një aneks duke u thirr në vendimin të cilin e ka nxjerr qeveria”, shprehet avokati Anton Nrecaj.

Ai thotë se ky vendim duhet të zbatohet nga të gjitha palët, në të kundërtën do të këtë pasojat ligjore

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Koalicione apo të vetme në garë? KQZ cakton afatin për partitë politike

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Prishtinë, arrestohet një person

Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Koalicione apo të vetme në garë? KQZ cakton afatin për partitë politike

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Prishtinë, arrestohet një person

Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Një 44-vjeçare gjendet pa shenja jete në Podujevë, rasti nën hetime

IKShPK: Nga tetori nis testimi për tuberkuloz te fëmijët

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën