Deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Sara Mila, në kuadër të turit rajonal “EUth Balkans – Regional Youth Consultation Tour” ka takuar kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku vëmendje e veçantë iu kushtua krijimit të mundësive konkrete për të rinjtë si dhe rolit të tyre në ndërtimin e politikave publike.
Gjatë vizitës së saj në Preshevë, deputetja Mila takoi dhe të rinjë të kësaj komune ku në fokus të diskutimeve ishte përfshirja e tyre në proceset e vendimmarrjes, fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe shfrytëzimin e mekanizmave evropianë për zhvillim të qëndrueshëm.
Deputetja Mila ndau përvojën personale në rrugëtimin e saj politik duke vënë në dukje se angazhimi si deputete lidhet edhe me mbështetjen e brezit të ri.
“Njerëzit patën besimin që një vajzë e re, një format i ri, një njeri i thjeshtë që ka shumë dëshirë dhe ka një lloji energjie dhe çiltërsie mund të jetë shumë më mirë se xhaketat e vjetra. Ajo çfarë dua të arrij në këtë 4 vjeçarin timin të parë si deputete, është dëshira dhe angazhimi për t’u dhënë një dorë të rinjve, sidomos vajzave të reja, sepse e di që udhëtimi im në politikë nuk ka qenë perfekt, por e di që nuk ka qenë dhe shumë i vështirë apo i pamundur”, theksoi ajo.
Deputetja Mila e shoqëruar edhe nga Gjergji Ogreni, ekspert komunikimi me fokus tek çështjet e të rinjve dhe Ernest Hasani, ekspert i fondeve të BE-së për projektet, vuri theksoi se
shkëmbimi i ideve dhe përvojave mes të rinjve nga rajoni është thelbësor për të ardhmen e përbashkët. Gjatë takimit, ajo hodhi edhe idenë e organizimit të një samiti të të rinjve të Ballkanit Perëndimor.
“Unë kam shumë dëshirë që siç jemi këtu t’ju shoh dhe në Tiranë, në Elbasan e në çdo qytet ku do shkojmë, ku jemi duke menduar dhe planifikuar që në fund të këtij dialogu dhe turi të madh të mund të bëjmë një samit të mirëfilltë të të rinjve të Ballkanit Perëndimor dhe të mund të arrijme në të shkruar të disa marrëveshjeve, iniciativa që të jenë të realizueshme që sot.
Mendoj se eshtë një moment shumë i mirë që të rinj nga Tirana, nga Prevesha, të rinjtë e Malit të Zi, të Kosovës, Maqedonisë së Veriut të mundet që të bëhemi bashkë e të shkëmbejmë ide, shkembejmë probleme, zgjidhje e gjithçka duhet në mënyrë të atillë për të qenë e per të funskionuar si një grup kompakt i vetëm”, deklaroi Mila.
Nëpërmjet një turi konsultativ me të rinj të tjerë, EUth – Balkans synon të krijojë një pasqyrë reale të sfidave me të cilat përballet rinia në rajon, të lidhë të rinjtë përtej kufijve dhe të hedhë bazat për një bashkëpunim rinor afatgjatë










