TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump kërcënon me tarifa shtetet që s’e mbështesin marrjen e Grenlandës nga SHBA-ja

by TËVË 1
2 orë ago
0
A A
Trump kërcënon me tarifa shtetet që s’e mbështesin marrjen e Grenlandës nga SHBA-ja

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të premten se mund të vendosë tarifa tregtare ndaj vendeve që nuk mbështesin planet e tij për të marrë nën kontroll Grenlandën, pjesë e territorit të shtetit të NATO-s, Danimarkës.

“Mund të vendos një tarifë ndaj vendeve nëse nuk bashkëpunojnë për Grenlandën, sepse na duhet Grenlanda për sigurinë kombëtare”, tha Trump gjatë një tryeze të rrumbullakët për sektorin e shëndetësisë të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

“Mund ta bëj këtë”, shtoi udhëheqësi amerikan.

Trump e krahasoi mundësinë e vendosjes së tarifave me ato që kishte kërcënuar vitin e kaluar se do t’i vendoste ndaj Francës dhe Gjermanisë për shkak të çmimeve të produkteve farmaceutike.

Udhëheqësi amerikan po intensifikon përpjekjet për të marrë nën kontroll ishullin autonom arktik.

Trump argumenton se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Grenlandën e pasur me minerale dhe e ka akuzuar Danimarkën se nuk po bën mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e saj kundër rivalëve të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës.

Presidenti amerikan të premten la të kuptohej gjithashtu se vë në pikëpyetje rolin kyç të shtetit të tij në NATO për shkak të Grenlandës, duke shtuar se Uashingtoni “po bisedon” me aleancën ushtarake perëndimore për këtë çështje.

“Do ta shohim. NATO-ja ka qenë duke e trajtuar çështjen e Grenlandës me ne”, tha më vonë Trump për gazetarët, kur u pyet nëse do ta tërheqë SHBA-në nga NATO-ja, nëse aleanca nuk e ndihmon që Uashingtoni ta marrë ishullin.

“Na duhet shumë Grenlanda për sigurinë kombëtare. Nëse nuk e kemi, kemi një boshllëk në sigurinë kombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për atë që po bëjmë në kuadër të ‘Kupolës së Artë’”, shtoi ai, duke iu referuar sistemit të mbrojtjes raketore që SHBA-ja po planifikon ta ketë.

Vendet evropiane, që janë anëtare të NATO-s, ditëve të fundit kanë shprehur mbështetjen e tyre për Danimarkën dhe Grenlandën, pas kërcënimeve në rritje nga Trumpi, përfshirë edhe duke dërguar trupa në këtë territor strategjik.

Një delegacion dypartiak i Kongresit amerikan më 16 janar nisi një vizitë në Kopenhagë për të shprehur mbështetjen për Danimarkën dhe Grenlandën.

Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Grenlandës vizituan Shtëpinë e Bardhë të mërkurën për bisedime që synonin uljen e tensioneve, por pas takimit ata thanë se vazhdojnë të kenë “mospajtime thelbësore” me Trumpin.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Grenlanda janë pajtuar që të krijojnë një grup pune për të vazhduar bisedimet çdo dy deri në tre javë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të enjten.

Britania, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia dhe Suedia kanë njoftuar për dislokimin e një numri të vogël të personelit ushtarak për t’u përgatitur për stërvitje të ardhshme në Arktik.

Por, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se trupat evropiane nuk kanë asnjë ndikim në “synimin e Trumpit për të marrë Grenlandën”.

Tags: donald trumpGrenlandaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Ligjet e reja në fuqi, serbët thonë se po informohen nga Policia e Kosovës

Ligjet e reja në fuqi, serbët thonë se po informohen nga Policia e Kosovës

Nxënësit e Fushë-Kosovës kthehen në shkollë të hënën pas rikuperimit nga vërshimet

Nxënësit e Fushë-Kosovës kthehen në shkollë të hënën pas rikuperimit nga vërshimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën