TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë figurë unifikuese dhe të zgjidhet përmes diskutimeve konstruktive mes pozitës dhe opozitës.

I ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Haliti tha se kandidati i përshtatshëm për president do duhej të ishte nga PDK-ja, por theksoi se edhe nëse nuk vjen nga kjo parti, ai duhet gjithsesi të jetë nga opozita.

Sipas tij, kjo do të ndihmonte në tejkalimin e krizave politike dhe në bashkëpunimin më të mirë institucional.

Haliti u shpreh se Kurti nuk është kundër presidentes Osmani, duke sqaruar se mesazhet e fundit të Kurtit lidhur me sigurimin e votave dhe mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ishin të drejtuara pikërisht ndaj saj.

“Unë dëshiroj që presidenti i Kosovës të jetë unifikues, të jetë i zgjedhur në variantin e diskutimeve pozitë-opozitë dhe mendoj që do duhej të jetë kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, në qoftë se duam me i krye proceset në të cilat jemi dhe me bashkëvepruar opozitë-pozitë mirë, edhe në qoftë se nuk është nga PDK, po besoj që duhej të jetë nga opozita gjithsesi me qenë presidenti. Albini Kurti nuk është kundër zonjës Osmani, edhe pse kam menduar që është sepse mesazhi i fundit i tij ishte i drejtuar drejt zonjës Osmani kur tha që duhet me i bë votat dhe në qoftë se si arrijmë votat, shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, me i lexua nëpër rreshta ky i thoshte Osmanit me i sigurua votat”, ka deklaruar Haliti.

Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje duhet të krijojë kanale funksionale komunikimi me opozitën, jo përmes ftesave formale, por përmes tryezave të mirëfillta bashkëpunimi.

Sipas Halitit, ky bashkëpunim duhet të jetë në interes të Kosovës dhe jo për interesa individuale, në mënyrë që të tejkalohen sfidat me të cilat po përballet vendi.

Se a do të votojë PDK-ja pro Vjosa Osmanit për presidente, Haliti thotë se vet ai personalisht nuk është kundër, por thekson që Kosova ka nevojë për president e jo emra të individëve.

“Pa marrëveshje politike, s’ka president. E rëndësishme është se kush do të votohet për këtë post. A do jetë nëpunës i kryeministrit? Apo do të jetë president tamam i Kosovës? PDK-ja do ta ketë një qëndrim të përbashkët sa i përket emrit të Osmanit. Unë nuk jam kundër askujt, Vjosa Osmani nuk më ka bërë asgjë e asnjë të keqe. Por, ne kemi të bëjmë me Kosovën dhe jo me Vjosa Osmanin, as me Xhavit Halitin as ne Bedri Hamzën, por interesi është i Kosovës dhe jemi në një pikë duke i marrë parasysh edhe situatat ndërkombëtare që janë krijuar ne jemi në prag të gjërave të cilat mund ta qesin Kosovën fare nga loja, mund të mos merret askush me Kosovën”, deklaroi ai. /teve1.info/

Tags: albin kurtipdkTeve1Vjosa OsmaniXhavit Halitizgjedhja e presidentit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Një fëmijë goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Një fëmijë goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën