TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Kodrina” në hall me rrugën

Në lagjen Kodrina në Prishtinë, vërshimet dhe rruga e dëmtuar në hyrje po u shkaktojnë telashe të përditshme banorëve. Banorët ankohen për ujë të rrjedhshëm, gropa dhe rrezik gjatë qarkullimit, ndërsa zyrtarët e Ujësjellësit thonë se punimet do të rifillojnë sapo të përmirësohen kushtet atmosferike.

by tëvë1
2 muaj ago
1 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Hyrja e lagjes Kodrina në Prishtinë është kthyer në një sfidë.

Kjo meqë banorët e lagjes thonë se një ndërhyrje nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit, e la rrugën në këtë gjendje.

Ndërsa, ajo u vështirësua pas reshjeve atmosferike të ditëve të fundit.

“Qe dola sot ky uji këtu, rruga gjithë prishet qaty, gjithmonë që dy vjet gati që jom këtu. Po duhet me ia lëshu rrugën kerreve, ka shumë ujë pot lagin, ka të kujdesshëm ka edhe shumë të pa kujdesshëm”, tha një banore e kësaj lagje.

Kjo banore nuk ishte e vetmja që ankesat e saj i ndau me Tëvë1.

“Kjo rrugë është që sa kohë, sa e kanë shtru prap e kan prishë se tenderat janë  në pyetje krejt. Shumë vështirësi po ka edhe me bo mu ngri ktu bohet katastrofë edhe gropat janë katastrofë, kjo rrugë se di çfarë punëkryersi po i kryen këto punë”, shprehet Naser Gashi, banor i lagjes.

“Po për neve është vështirë shumë, për fëmijë është vështirë shumë, fëmija shkojnë në shkollë, qetash s’paska sen çka bohet këtu, kush nuk merr masa hiç nuk e di”, shprehet një tjetër banor.

E moti i ditëve të fundit, bën që disa banorë ta pësojnë edhe më keq.

“Siç pe shihni koha është minus, plus uji po rrjedh plus rruga shumë e ngusht me tejkalu, unë në mengjes veç se jom rrzu njëherë, shumë është e vështirë”, shprehet Arta Stublla- banore.

E lehtësim për banorët duket se nuk do të ketë pa përmirësimin e kushteve atmosferike.

Të paktën kështu i kanë thënë të dielën televizionit nga Kompania Rajonale e Ujësësjellit në Prishtinë.

“Kemi kontakt dhe marrëveshje me NPB për asfaltim te gropave, po për shkak te kushteve atmosferike nuk janë aktualisht duke punuar. Kjo çështje do te rregullohet me fillimin e punëve nga NPB”, kanë njoftuar nga kjo kompani.

Tëvë1 ka kontaktuar edhe me komunën e Prishtinës për këtë problem të adresuar nga banorët.

Nga komuna kanë thënë se kjo është në përgjegjësi të Ujësjellësit dhe nëse gjendja nuk rregullohet atëherë do të shqiptojnë gjoba.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Momir Pantiqin e kam pa në kodër”, dëshmitari rrëfen si u plaçkitën, maltretuan dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre

“Momir Pantiqin e kam pa në kodër”, dëshmitari rrëfen si u plaçkitën, maltretuan dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre

Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së

Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së

Lirohet për qarkullim magjistralja Pejë – Prishtinë

Lirohet për qarkullim magjistralja Pejë – Prishtinë

Kurti: Epopeja e UÇK-së është ngjarja më përcaktuese në rrugën e Kosovës drejt lirisë

Broja e Hoxha në dyshim për Poloninë

Broja e Hoxha në dyshim për Poloninë

Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së

Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së

Kosova e Shqipëria në volejboll organizojnë Evropian

Kosova e Shqipëria në volejboll organizojnë Evropian

Lirohet për qarkullim magjistralja Pejë – Prishtinë

Lirohet për qarkullim magjistralja Pejë – Prishtinë

Lufta në Iran lë me pasoja edhe Shqipërinë U21, anulohet ndeshja historike me SHBA-në

Lufta në Iran lë me pasoja edhe Shqipërinë U21, anulohet ndeshja historike me SHBA-në

Kurti: Epopeja e UÇK-së është ngjarja më përcaktuese në rrugën e Kosovës drejt lirisë

Kurti: Epopeja e UÇK-së është ngjarja më përcaktuese në rrugën e Kosovës drejt lirisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën