TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti e Konjufca me rekord votash, vulosen top pesëshet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar sot numërimin e votave. Kështu janë mësuar zyrtarisht deputetët më të votuar të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
2 0
A A

Me 404 mijë e 23 vota, Albin Kurti është njeriu më i votuar në historikun zgjedhor të Kosovës.

Përfundimi i numërimit të votave ka konfirmuar përfundimisht top pesëshet e secilës prej partive politike.

Në Vetëvendosje pas Kurtit, renditet Glauk Konjufca, i cili me 317 mijë e 532 vota, ka thyer gjithashtu një rekord, duke u bërë njeriu i dytë më i votuar ndonjëherë në Kosovë.

Pas Konjufcës vijnë Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla Schwarz, që e përmbyllë top pesëshen e koalicionit fitues së zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, me 161 mijë e 931 vota, i pari është lideri Bedri Hamza.

Në pesëshen e parë të PDK-së ka disa befasi.

Përkundër që garës i hyri me numrin 30-të, Arian Tahiri renditet i dyti për nga votat në PDK, me gjithsej 71 mijë e 699.

Pas tij është gjithashtu një figurë e re në PDK, profesori Përparim Gruda, i cili mori gjithsej 66 mijë e 110 vota.

Pesëshen e parë e përmbyllin Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

E në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që në zgjedhje mori diçka më shumë se 13%, nuk ka shumë befasi.

I pari renditet kryetari Lumir Abdixhiku me 88 mijë e 445 vota. Pas tij vjen Hykmete Bajrami me 57 mijë e 153 vota, kurse pjesë e top-treshës është Ukë Rugova me 49 mijë e 605 vota.

Pas djalit të Presidentit historik Ibrahim Rugova, renditen ish-kryeministri Avdullah Hoti, dhe deputetja e disa mandateve, Doarsa Kica Xhelili.

Në AAK një figurë e re në pesëshen e parë është Besnik Tahiri, që me 26 mijë e 423 vota i rikthehet Kuvendit.

Në vendin e parë renditet ish-kryeministri Ramush Haradinaj me 43 mijë e 997 vota, ndërkaq pas tij vijnë Daut Haradinaj e Bekë Berisha.

Gjenerali Agim Çeku përkundër që u rendit i pesti, nuk do të arrij që të hyj në Kuvend, pasi për shka ktë kuotës gjinore, pjesë e legjislaturës së re do të jetë Time Kadrijaj me 16 mijë e 927 vota.

Ulëset e Kuvendit do të ndahen në këtë mënyrë.

57 i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, 22 PDK-së, 15 LDK-së dhe gjashtë AAK-së.

Nga 20 ulëset e rezervuara për minoritetet, 9 nga to do t’i zë Lista Serbe.

Pjesë e Kuvendit do të jetë edhe ministri në detyrë, Nenad Rashiq.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se janë të gatshëm që sot t’i shpallin rezultatet përfundimtare, mirëpo u duhet të presin afatet ligjore për shqyrtimin e ankesave të mundshme në PZAP dhe në Gjykatën Supreme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Osmani shpalli dekretin për shpërndarje të Kuvendit, reagojnë nga Lëvizja Vetëvendosje

Griset një flamur në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Griset një flamur në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku: Mbështes Osmanin për shpërndarjen e Kuvendit, LDK vlerëson përgjegjësinë e saj për mbrojtjen e rendit kushtetues

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Policia nis hetimet për tri vdekje të dyshimta në Zveçan, Gjilan dhe Prizren

“Kosova është shqiptare”, tifozët e Novi Pazarit iu kundërpërgjigjen atyre të Crvena Zvezdës

“Kosova është shqiptare”, tifozët e Novi Pazarit iu kundërpërgjigjen atyre të Crvena Zvezdës

‘Finalissima’ mes Argjentinës dhe Spanjës mund të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”

‘Finalissima’ mes Argjentinës dhe Spanjës mund të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”

Messi takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Messi takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Policia nis hetimet për tri vdekje të dyshimta në Zveçan, Gjilan dhe Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën