TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA përsërit mbështetjen për Ballkanin e Hapur, Kosova kërkon integrime

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
SHBA përsërit mbështetjen për Ballkanin e Hapur, Kosova kërkon integrime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur mbështetjen e tyre për iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”.

Në Forumin e Prespës që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se kjo iniciativë është e fokusuar në integrimin evropian.

“Ballkani i Hapur përderisa është i fokusuar në integrimin evropian, do të jetë i hapur për të gjitha vendet. Ajo  nuk është e vetmja iniciativë që e përkrahim, ne i përkrahim të gjitha iniciativat tjera që na bashkojnë”, tha Escobar.

Teksa ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se pavarësisht vështirësive Kosova po mundohet të afrohet me NATO-n.

“Kjo nuk është e lehtë, por ne duhet të luftojmë dhe jemi më afër njëri-tjetrit, pasi Kosova dhe NATO janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, pasi që NATO është pjesë e historisë së Kosovës dhe është prezente në Kosovë”, tha ajo.

Në ditën e dytë të forumit, presidentja Vjosa Osmani zhvilloi takime të ndara me të dërguarin amerikan Escobar dhe atë gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Siç bëhet e ditur në një komunikatë, atyre presidentja ua nënvizoi rëndësinë e integrimit të Kosovës në struktura euroatlantike.

“Integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për ta parandaluar agjendën destablizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë”, tha Osmani.

Po ashtu, presidentja zhvilloi një takim me kryediplomatin polak Zbigniew Rau, të cilit i kërkoi mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euro-atlantike.

Të pranishmëve në Forumin e Prespës të premten iu drejtua edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila tha se Kosova është plotësisht e përkushtuar ndaj themelimit të Tregut të Përbashkët Rajonal. Forumi i Prespës i përfundon punimet të shtunën.

Raporti i gazetarit Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën