TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çerekfinalet e Kupës së Kosovës startojnë me dy duele interesante

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës me shumë pak lëvizje

Kupa e Kosovës në basketboll nis sot me dy ndeshje tejet interesante që i përkasin fazës çerekfinale.

Sonte zhvillohet një nga përballjet më të pritura të çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, ku Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të maten mes vete në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ndeshja, e cila konsiderohet derbi i kësaj faze të garës, nis nga ora 18:45 dhe pritet të sjellë rivalitet të fortë në parket, duke pasur parasysh historinë e përballjeve mes dy skuadrave.

Të dy ekipet synojnë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, duke ditur se çerekfinalet luhen me sistemin vajtje-ardhje, çka e bën çdo pikë tejet të rëndësishme në luftën për një vend në gjysmëfinale.

Të dy trajnerët, si Adis Bećiragić ashtu edhe Jerenimo Sarin, pritet t’i kenë të kompletuara skuadrat, me të gjithë lojtarët në dispozicion.

Në ndeshjet kokë më kokë, Trepça ka dominuar këtë edicion, duke shënuar dy fitore në po aq ndeshje.

Ndeshja tjetër përball skuadrat Bora dhe Rahoveci, të cilat do të takohen në Prishtinë, saktësisht në palestrën “1 Tetori”.

Edhe ky takim nis nga ora 18:45 dhe paraqet ndeshjen e parë mes dy ekipeve në kuadër të kësaj faze, e cila zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje.

Të dyja skuadrat synojnë të krijojnë epërsi që në përballjen e parë, për ta pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit.

Në duelet ndërmjet vete, të dy skuadrat kanë mposhtur nga një herë njëra-tjetrën, çka e bën këtë takim edhe më interesant.

Pritet një duel tërheqës, me Borën që luan para publikut vendas, ndërsa Rahoveci vjen me synimin për të marrë një rezultat pozitiv nga kryeqyteti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Unai Simon portieri më i mirë

Unai Simon portieri më i mirë

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën