TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

6 janar 1999 – Si u zunë rob 8 ushtarë serbë dhe u shkëmbyen me 9 ushtarë të UÇK-së?

Në janarin e vitit 1999, tetë ushtarë serbë u zënë rob nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ata u shkëmbyen më pas me nëntë ushtarë të UÇK-së, që kishin rënë në pritën e ushtrisë serbe në malet e Pashtrikut, ku u vranë Mujë Krasniqi me 41 bashkëluftëtarë.

by Lindrit Zejnullahu
4 muaj ago
1 0
A A

Janë pamje të ushtarëve serbë të zënë rob nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ata u kapën nga ushtarët e Brigadës 141 “Mehë Uka” në zonën e Shalës, më 6 janar të vitit 1999.

Asokohe, komandant i batalionit të parë, ishte Hajzer Istrefi.

27 vjet pas, Istrefi kujton momentin kur ushtarët serbë u futën në këtë fabrikë në Bare të Mitrovicës.

“Ajo ka qenë një kërkesë e ushtarëve se duhet t’i pushkatojmë menjëherë, unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë, unë marr përgjegjësinë për ta, ju nuk duheni të merreni me këtë çështje dhe duhet të përgatitemi se ndoshta pas këtyre fillojnë me ardhë edhe forca tjera ushtarake me ditë se çfarë ndodhë me këta dhe të gjithë ushtarët që kanë qenë këtu duke pushuar prej ndërrimeve që kanë qenë me i qitë në vijë të frontit me bë përforëcimin e vijës së frontit dhe me pasë nën kontroll krejt këtë gjendje dhe këtë pjesë”, tregon Istrefi.

Nga këtu, duarlidhur e symbyllur, të tetë ushtarët serbë u sollën në këtë shtëpi.

Istrefi rrëfen se robët u trajtuan në bazë të rregullave të luftës.

“Më kujtohet një prej tyre një më i riu i cili m’u drejtua duke thënë se kam një kërkesë, dhe i kam thënë fol, tha unë po e di që ju po na çoni me na pushkatue tha po kërkesa ime e fundit kish me qenë se unë i kam këtu dokumentacionet në xhep me ma informu familjen se ku po mbetem unë dhe kishte një frikë të madhe dhe iu kam drejtuar se neve edhe pse jemi një ushtri vullnetare, jemi ushtri që zbatojmë ligje, kemi rregulla dhe absolutisht neve nuk do t’iu pushkatojmë”, shprehet ish-komandanti i Bataljonit të parë.

Tetë serbët, ish-komandanti Istrefi tregon se vendosën t’i shkëmbenin nëntë ish-bashkëluftëtarë që gjendeshin në Nish.

“Edhe ky ka qenë rasti më i mirë për me pasë një lloj barazimi që ata edhe na me i liru por edhe me i nxjerrë shokët tonë prej atij burgu dhe me i liru knej vazhdimisht para se me i liru kemi qenë nën presion prej të gjithë faktorëve veç me i liru pa e marrë në konsideratë me i liru ata ushtarët tanë”, tregon Istrefi.

Ai kujton edhe një kërkesë që e kishte komandanti i Zonës për ta.

“Ju vetëm e folni të vërtetën, kurrgjë më shumë dhe ata kanë thënë aty se ne do ta flasim gjithmonë të vërtetën se çfarë ka ndodhë prej që janë zënë rob dhe vërtetë prej gjithë intervistave që kemi pasë mundësi me i dëgju, ata e kanë thënë të vërtetën gjithmonë” , thotë ai.

Ushtarët shqiptarë ishin kapur në kufirin me Shqipërinë, në pritën ku mbetën të vrarë Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës – nis përgatitja për dislokimin e trupave

Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës – nis përgatitja për dislokimin e trupave

Grabiten e dhunohen nënë e bir në Gjilan

Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Çfarë ndodhi me doracakun e edukimit seksual në Kosovë

Çfarë ndodhi me doracakun e edukimit seksual në Kosovë

Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës – nis përgatitja për dislokimin e trupave

Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës – nis përgatitja për dislokimin e trupave

Grabiten e dhunohen nënë e bir në Gjilan

Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Ky ushqim i përditshëm mund të ndihmojë në uljen natyrale të kolesterolit

Ky ushqim i përditshëm mund të ndihmojë në uljen natyrale të kolesterolit

Çfarë ndodhi me doracakun e edukimit seksual në Kosovë

Çfarë ndodhi me doracakun e edukimit seksual në Kosovë

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Ndalohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Han të Elezit për kalim ilegal të kufirit

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Të shtëna me armë ndaj një autosalloni në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, dëmtohen disa vetura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën