TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cilët kandidatë nga legjislatura e kaluar mbetën jashtë Kuvendit?

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit është drejt fundit. Deri tash, 98% e kutive të votimit kanë përfunduar. Në vazhdim e keni një kronikë ku iu tregon se kush prej kandidatëve për deputet të subjekteve politike kanë mbetur jashtë Kuvendit për këtë legjislaturë. Nga Vetëvendosje janë tre, nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë nga tetë, derisa Aleanca ka siguruar edhe dy deputetë të ri, se në zgjedhjet e kaluara ishte bashkë me Nismën Socialdemokrate.

by Fetije Kamberi
10 muaj ago
1 0
A A

E në të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor është publikuar edhe numri i ulëseve që i kanë partitë politike.

Deri tash, Lëvizja Vetëvendosje i ka siguruar 57 karrike në sallën e Kuvendit.

Pavarësisht që i ka shtatë ulëse më shumë, nga hera e kaluar kanë mbetur jashtë Kuvendit, Bylbyl Sokoli, Driton Hyseni e Bajram Mavriqi.

Një ulëse më pak se nga rezultatet e 9 shkurtit e kanë Partia Demokratike e Kosovës.

Por koalicionet e këtij subjekti me partitë politike kanë ndryshuar rënditjen.

Kësisoj, në këtë legjislaturë jashtë kanë mbetur Abelard Tahiri, Eliza Hoxha, Rashit Qalaj, Jakup Nura, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Kosovare Murseli dhe Xhevahir Geci.

Gjashtë ulëse më pak në këto zgjedhje i ka Lidhja Demokratike e Kosovës.

E brenda këtij subjekti, emra të rinj kanë zënë vend e të vjetër kanë mbetur jashtë.

Këtë herë në Kuvend nuk është Fadil Hatërgjonaj, Arben Gashi, Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Paris Guri, Serbeze Mucaj dhe Arjeta Abazi.

Nga tetë uleëse herën e kaluar bashkë me Nismën Socialdemokrate, tash Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka gjashtë.

Jashtë nuk ka mbetur asnjë prej kandidatëve nga nëntë shkurti, veç janë shtuar Besnik Tahiri dhe Albana Bytyqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën