TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shiu shkakton shumë probleme në kryeqytet – ankohen prishtinasit

Edhe në Prishtinë si në shumë qytete e fshatra të Kosovës, shiu ka shkaktuar tollovi e probleme për qytetarët. Këta të fundit dhe opozita thonë se nuk po intervenohet me kohë nga Komuna. Megjithatë, këta të fundit thonë se janë të gatshëm çdo herë për sigurinë e qytetarëve.

by Fëllënza Krasniqi
4 muaj ago
1 0
A A

Kapakë të hequr nga pustetat e shenja paralajmëruese në rrugë.

E gjithë kjo si pasojë e reshjeve të shiut që kanë kapluar kryeqytetin.

Megjithatë masat e ndërmarra si duket nuk po mjaftojnë.

E për gjendjen e krijuar rrugëve të Prishtinës, qytetarët i vënë faj Komunës.

“Duhet me u bë kujdestari, se fuqia natyrore e vërtetë që mundet me u bë kështu, por për sa ka ra shi nuk është dashur me u marr rrugët në asnjë Komunë jo vetëm në Prishtinë, por në asnjë. Kujdestari nuk ka fare, mjetet ndahen për qito, po kërkojë që edhe qytetarët me ngrit zërin. Po kërkoj edhe nga kryetari me u merr me këtë, se për kaq shi nuk duhet me u marr”, shprehet Xhevdet Kastrati –qytetar.

Kurse, dikush tjetër thotë se si pasojë e reshjeve të shiut, rruga që zakonisht ai e përshkon për pak minuta, sot i doli më e gjatë.

“Dhjetë minuta, shumë vështirë edhe shi edhe baltë”, thotë qytetari Gëzim Ferati.

Ndërkohë, qytetari Burim Hasani ka një kërkesë konkrete.

“Është shume e vështirë per ne se po ka shumë, s’po ka as ku me kalu. Me i pastruar më mirë pusetat”, thotë Burim Hasani.

Pastrimin e pusetave të ujëmbledhësve dhe kanalizimeve si masë parandaluese e përmendin edhe nga opozita në Kryeqytet, duke akuzuar njëherazi Komunën e Prishtinës për reagim të vonshëm.

“Intervenimet e Komunës së Prishtinës edhe në katër vjeçarin e parë, por edhe tani që ka filluar bëhen vetëm në momentin kur del në pah ajo, domethënë dështimet e Komunës në aspektin e infrastrukturës. Gjithmonë janë ato intervenime me vonesë gjë që po shkakton dëme të pariparueshme materiale tek banorët”, shprehet Besart Krasniqi – asamblesit i LVV-së.

Por, ndryshe thonë nga Komuna e Prishtinës.

“Institucionet përkatëse të Kryeqytetit janë në gatishmëri të shtuar për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, ka thënë nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Ata madje apelojnë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zona me prani të ujit të grumbulluar, t’i shmangin nënkalimet ose rrugët e përmbytura, si dhe të raportojnë me kohë çdo problem që paraqet rrezik për sigurinë publike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokracinë

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Bukosh: Krimet në Kosovë ishin pjesë e spastrimit etnik dhe gjenocidit

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

BE përshëndet ngritjen e Kosovës në indeksin e mediave, kërkon vazhdim të përparimit

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Humbi jetën në një aksident në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

Kërkimet në Google gjatë krizave globale zbulojnë anën më njerëzore të shoqërisë

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gruaja humb jetën në Mitrovicë pasi dyshohet se ra nga kati i parë i shtëpisë

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën