TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA: Rusia po krijon listë të ukrainasve që do t’i vrasë nëse e pushton Ukrainën

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
SHBA: Rusia po krijon listë të ukrainasve që do t’i vrasë nëse e pushton Ukrainën

Bathsheba Nell Crocker, ambasadore e SHBA-së në OKB, përmes një letre dërguar komisionarit për të drejta të njeriut të këtij institucioni, tregoi detaje të “informacionit shqetësues” që inteligjenca amerikane kishte mbledhur.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar lidhur me shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga Rusia në pjesët tashmë të okupuara të Ukrainës, dhe kemi arsye të besojmë se këto shqetësime do të shumëfishohen në rast të një ofensive të re ushtarake”, shkroi ajo në këtë letër.

Crocker tha po ashtu se Kremlini po planifikonte vrasjen, rrëmbimin, ndalimin dhe torturimin e të gjithë atyre që kundërshtojnë veprimet ruse në Ukrainë.

Në shënjestër, sipas letrës, do të ishin edhe disidentët rusë dhe bjellorusë që ndodhen në ekzil në Ukrainë, gazetarët dhe aktivistët e tjerë.

“Posaçërisht, ne kemi informacione të besueshme që tregojnë se forcat ruse po krijojnë një listë të ukrainasve për t’i vrarë ose për t’i dërguar në kampe pas pushtimit ushtarak”, u tha në letrën që Crocker i dërgoi OKB-së.

Crocker tha se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se ushtria ruse do të përdorte metoda vdekjeprurëse për të shtypur protestat ose për të shtypur “ushtrimet paqësore të rezistencës nga popullsia civile”.

Në letrën e SHBA-së nuk u tregua se cilat ishin burimet e këtyre informacioneve.

SHBA-ja dhe zyrtarët e tjerë perëndimorë kanë akuzuar Rusinë se po planifikon që ta pushtojë Ukrainën. Moska mohon se ka plane të tilla, pavarësisht se ka grumbulluar mbi 150,000 trupa pranë kufijve ukrainas. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq reagon pas deklaratës së Osmanit në Washington

Vuçiqit i dalin përgjimet me Popoviqin, shpërthen me ofendime ndaj Teodosijes dhe Sava Janjiqit

Mbi 300 mijë shqiptarë të Kosovës hynë nga Morina në dy javë

Rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës, qytetarë nga Kosova drejt bregdetit

Alarm i rremë për bombë pranë ambasadës së SHBA-së në Tiranë

Alarm i rremë për bombë pranë ambasadës së SHBA-së në Tiranë

Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha përfshihet nga flakët

Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha përfshihet nga flakët

​Kurti premton stadium me 2500 ulëse prej drurit për Kamenicën

​Kurti premton stadium me 2500 ulëse prej drurit për Kamenicën

E mitura gjen kuletë me 2 mijë euro dhe e dorëzon në polici të Mitrovicës

E mitura gjen kuletë me 2 mijë euro dhe e dorëzon në polici të Mitrovicës

Abdixhiku prezanton programin në Deçan, premton ngrirjen e çmimit të energjisë elektrike

Abdixhiku prezanton programin në Deçan, premton ngrirjen e çmimit të energjisë elektrike

Gjini nga rruga Dollc-Gjakovë kritikon gjendjen e infrastrukturës dhe ndërprerjet e energjisë elektrike

Gjini nga rruga Dollc-Gjakovë kritikon gjendjen e infrastrukturës dhe ndërprerjet e energjisë elektrike

Hamza premton lidhjen e Kosovës me rrjetin rajonal të gazit natyror

Hamza premton lidhjen e Kosovës me rrjetin rajonal të gazit natyror

Nga ujësjellësi te zgjerimi i rrugëve, Kurti prezanton planin për Deçanin

Nga ujësjellësi te zgjerimi i rrugëve, Kurti prezanton planin për Deçanin

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

Ambasada e Kosovës në Francë sqaron procedurën për votimin me postë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën