Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha pritet të largohet brenda këtij muaji nga skuadra LASK, kanë raportuar mediumet në Austri.
Sipas mediumeve austriake, koha e Berishës te skuadra LASK ka mbaruar pasi 32-vjeçari nuk do të udhëtojë për në kampin stërvitor me ekipin.
Ai ka kontratë me këtë ekip deri në muajin qershor, por tashmë është lënë i lirë për të gjetur ambient të ri.
Berisha para një viti u transferua te LASK-u si lojtar i lirë dhe në 59 ndeshje të luajtura, ka shënuar 6 gola e ka bërë 7 asistime.
Gjatë karrierës, Berisha ka luajtur edhe për Reimsin, Melbourne Cityn, Lazion, Salzburgun, Vikingun e Fortuna Dusseldorfin.









