Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pak pas mesnatës në Prishtinë, te udhëkryqi i konvikteve.
Në aksident janë përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë taksi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Xhevë Lladrovci’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.
Ai ka shtuar se me rastin po merret trafiku i kryeqytetit. /teve1.info/







