Në prag të vitit të ri, fëmijët në repartin e Onkologjisë pranuan dhurata të shumta. Shefja e shtetit, Vjosa Osmanin mëngjesin e së mërkurës i vizitojë ata. Por jo vetëm nga ajo, dhurata atyre iu erdhën edhe nga fëmijët nga Gjermania.
Ndonëse nuk ishin në shtëpitë e tyre, kjo nuk e ndali atmosferën e festës së vitit të ri edhe për fëmijët në pediatri.
Pak orë para ndërrimit të motmotit, fëmijët në repartin e Onkologjisë pranuan dhurata të shumta.
Dhuratat që u shpërndan të mërkurën në këtë klinikë erdhën nga fëmijët që jetojnë në Gjermani.
E kjo u bë nga Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës në bashkëpunim me shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet dhe organizatën gjermane “Adra”.
“Është një aktivitet simbolik, ne e pamë shumë të nevojshme dhe të arsyeshme që të iu gjindemi afër fëmijëve të në kategorie me të ndjeshme të shoqërisë që janë fëmijët e reparti të Onkologjisë në Klinikën Universitare të Kosovës, bashkë me drejtorin e shkollës “Emin Duraku”., janë të përgatitur në mënyrë unikale nga fëmijët gjerman për fëmijët e Kosovës”, tha drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Sami Shahini.
Shpërndarjen e këtyre pakove të cilat vijnë nga Gjermani për fëmijët në Kosovë bëhet tash e disa vite.
“Është në kuadër të një misioni që ka tri vite që shkolla “Emin Duraku” së bashku me organizatën gjermane “ADRA” përveç nxënësve të disa shkollave në komunën e Prishtinës kemi filluar që kohën e fundit të vizitojmë edhe këtë kategori të fëmijëve, Për neve është një emocion i veçantë që për fundvit, të mos i harrojmë ata dhe të vizitojmë këtë kategori dhe aq sa kemi mundës”, u shpreh drejtori i shkollës Visar Osmani.
Por këto nuk ishin dhuratat e vetme që ata pranuan gjatë.
Në ditën e fundit të vitit, këta fëmijë vizitoi edhe shefja e shtetit Vjosa Omsani.
Por jo vetëm ajo, brenda u panë edhe disa vullnetarë të cilët kishin ardhur të gëzojnë fëmijët.





