TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2026, duke reflektuar mbi vitin që po mbyllet dhe duke shprehur shpresën për një vit të ri të mbushur me angazhim, bashkëpunim dhe përpjekje të përbashkëta.

Në mesazhin e tij për fundvitin, Begaj theksoi se ndërrimi i viteve është një moment reflektimi dhe projektimi të së ardhmes, duke e cilësuar Vitin e Ri si një vit shprese, veçanërisht për brezin e ri.

Ai nënvizoi rëndësinë e familjes dhe investimit te fëmijët dhe të rinjtë si themel i së ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Presidenti vlerësoi arritjet e Shqipërisë gjatë vitit 2025, duke theksuar progresin në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe hapat e ndërmarrë drejt integrimit evropian.

Sipas tij, pavarësisht sfidave, vendi ka dëshmuar vullnet për të ecur përpara dhe për të forcuar pozitat ndërkombëtare.

Begaj apeloi për më shumë dialog, besim dhe bashkëpunim rreth interesave mbarëkombëtare, duke theksuar se viti 2026 duhet të jetë një vit i përpjekjes së përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm për çdo familje shqiptare.

Një urim të veçantë, presidenti i Shqipërisë e pati edhe për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, arbëreshët dhe diasporën shqiptare, të cilët i cilësoi si pjesë të pandarë të kombit shqiptar dhe energji të rëndësishme për të ardhmen e përbashkët.

Në përmbyllje, Begaj uroi më shumë mirëkuptim, solidaritet dhe besim mes qytetarëve, duke e cilësuar Shqipërinë si një shtëpi të përbashkët që ndërtohet përmes përgjegjësisë dhe angazhimit të përditshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

Khamenei: Ndryshimet politike në SHBA nuk do ta ndryshojnë armiqësinë e Uashingtonit ndaj Iranit

Khamenei: Ndryshimet politike në SHBA nuk do ta ndryshojnë armiqësinë e Uashingtonit ndaj Iranit

Të paktën shtatë myslimanë zgjidhen në Kongresin amerikan në zgjedhjet e mesmandatit

Të paktën shtatë myslimanë zgjidhen në Kongresin amerikan në zgjedhjet e mesmandatit

Musk bën shaka për humbjet e republikanëve pasi shpenzoi gati 500 milionë dollarë për fushatat e tyre

Musk bën shaka për humbjet e republikanëve pasi shpenzoi gati 500 milionë dollarë për fushatat e tyre

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

Ministri i Transportit në Spanjë jep dorëheqjen pas aksidentit të rëndë hekurudhor

​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

​KPMM raporton në Komisionin për Buxhet miliona euro borxhe, Trepça dhe Ferronikeli ndër borxhlinjtë kryesorë

​Ndërron komandanti i kontingjentit grek të KFOR-it në Kosovë

​Ndërron komandanti i kontingjentit grek të KFOR-it në Kosovë

Kos: Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane

Kos: Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane

Khamenei: Ndryshimet politike në SHBA nuk do ta ndryshojnë armiqësinë e Uashingtonit ndaj Iranit

Khamenei: Ndryshimet politike në SHBA nuk do ta ndryshojnë armiqësinë e Uashingtonit ndaj Iranit

Shoshi, vendori i vetëm te liderët statistikorë

Shoshi, vendori i vetëm te liderët statistikorë

Macron i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, i riafirmon mbështetjen e Francës ndaj Kosovës

Macron i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, i riafirmon mbështetjen e Francës ndaj Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën