Studentët, staf akademik e menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan u mblodhën të martën.
Kjo për të prezantuar gjetjet e dy hulumtimeve të cilat u kryen gjatë gjashtë muajve të këtij viti.
Për punën e bërë nga qershori e deri në dhjetor foli dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Selim Daku.
“Është bërë një punë jo e vogël, jo e lehtë, e kemi nisur këtë projekt natyrisht me kërkesën tek rektori dhe këshilli drejtues të cilët e kanë mbështetur, një pjesë të anëse financiare e ka mbështetur edhe kompania Telkos dhe nxënësit, studentët, profesorët e kanë zhvilluar tutje”.
E gjetjet e hulumtimit “Ndikimi i distancës sociale ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë” i prezantuan studentet Drenusha Ramadani e Vaxhide Gagica.
“Ndonëse shumica e respodentëve nuk shfaqin armiqësi të hapur distanca sociale mbetet shumë e lartë ndërmjet tyre, mungesa e komunikimit, pjesëmarrja e ulët ndëretnike, refuzimi i marrëdhënieve intime,tregon se kjo nuk është vetëm problem politike por edhe shoqëror”, tha studentja Drenusha Ramadani.
“Nacionalizmi politik vazhdon të përdorët nga elita politike nga të dyja vendet duke e vështirësuar kompromisin, një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe ndikimi i Rusisë përmes Serbisë e cila e komplikon procesin e dialogut, tregoi studentja Vaxhide Gagica.
Por jo vetëm këtë hulumtim, para të pranishmëve u prezantuan edhe rezultatet e hulumtimit për preferencat e të rinjve për destinacionet turistike.
Stambolli, Parisi, Berlini, Amsterdami, Praga, e Barcelona sipas rezultateve të këtij hulumtimi janë qytetet e preferuara të të rinjve kosovar
E këtu fjalën e mori edhe rektori i universitetit “Kadri Zeka” Artan Dermaku.
“Është kënaqësi që sot po ndalemi dhe po mbledhim për me bisedu për cështje të mira, realisht ajo çka i vynë universitet, hulumtimet është një prej shtyllave të universitetit”.
Ky aktivitet shkencor u përmbyll me pyetje dhe diskutime nga të pranishmit.



