Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ata kanë ekspertë të rëndësishëm që 1999-ta të mos përsëritet kurrë.
Vuçiq theksoi në konferencën vjetore se njësitë speciale të policisë do të jenë të pajisura më mirë.
“Njësitë speciale të policisë, patëm bisedime deri në orën 1 të natës së kaluar, do të jenë të pajisura pakrahasueshëm më mirë. Si xhandarmëria, ashtu edhe SAJ dhe brigada e policisë, SBPOK, UKP, të gjithë ata që punojnë në terren, besoj se njerëzit do të jenë më të kënaqur. Kemi nënshkruam kontrata për ushtrinë dy ditë më parë me vlerë disa miliardë. Duhet të ndiheni të sigurt, ne prodhojmë gjithçka për ushtrinë tonë, blejmë gjithçka që nevojitet për të mbrojtur qiellin tonë dhe në 3 vitet e ardhshme do të krijojmë një përzierje sistemesh, sisteme mbrojtjeje shumështresore dhe shumëdegëzore. Sa i përket mbrojtjes ajrore, Serbia do të jetë një nga vendet më të pajisura në Evropë. Do të ketë rritje shtesë të pagave gjatë vitit të ardhshëm, përtej këtij 5.1 përqind. Është e vështirë të sjellësh diçka në vend duke pasur parasysh se jemi të rrethuar nga vendet e NATO-s. Ne blejmë nga vende të ndryshme dhe zgjedhim më të mirat. Ne kemi ekspertët më të mirë që zgjedhin më të mirat nga të gjitha vendet”, tha ai.
Vuçiq përsëriti se ne jemi i vetmi vend që është ushtarakisht neutral dhe se kjo është krenaria e të gjithë qytetarëve.
“Ne kemi ekspertë të rëndësishëm, që 1999-ta të mos përsëritet kurrë. Çdo kush që mendon të sulmojë Serbinë, do të mendojë shumë herë për këtë. Ushtria jonë është më e fortë se kurrë më parë”./KP









