TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Opozitarët konsiderojnë dorëheqjen e përmendin reformat pas rezultatit në zgjedhje

Rezultati i zgjedhjeve, ka bërë që tre liderët opozitarë të dalin para gazetarëve. Fillimisht, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka kushte për LDK dhe PDK-në, ndërsa Lumir Abdixhiku nuk e perjashtoi dorëheqjen e Bedri Hamza procese të brendshme zgjedhore.

by Fidan Zejnullahu
3 orë ago
2 0
A A

I mori mbi 5% të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Por, kaq mjaftuan që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të jetë pjesë edhe e legjislaturës së ardhshme.

E lideri i saj, Ramush Haradinaj, u bë opozitari i parë që mbrëmjen e së dielës doli para gazetarëve.

Madje, ftoi partinë e dytë dhe të tretën për bashkëpunim.

“Për të pasur qeveri Kosova tani duhet të presim edhe një marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së, për shkak se e dimë që bllokada është shkaktuar një vit nga Kurti dhe Vetëvendosje. Por, po ashtu nuk kemi parë një gatishmëri të këtyre dy partive për një marrëveshje dhe për këtë për të thjeshtëzuar kush është kryeministri. Aleanca nuk ka qitur kushte dhe nuk qet kushte për opozitën, por tani është momenti që të reflektojmë të gjithë, të mos e votojmë vendin”, tha kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Por, për një përgjigje nga LDK, Haradinajt i duhet të pres.

Kjo meqë lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, po e konsideron dorëheqjen.

Partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, sërish u rendit e treta.

“Duke marrë përgjegjësinë, ditëve në vijim do ta thërras Kuvendin e LDK-së dhe para tij do t’i shpalosim e shqyrtojmë të gjitha çështjet dhe përgjegjësit që mbaj si kryetar”, deklaroi ai.
E subjekti i vetëm që nuk doli në konferencë të dielën pas mbylljes së vendvotimeve, ishte Partia Demokratike e Kosovës.

Për një konferencë, u desh të kalonin mbi 12 orë.

Vetëm paraditen e së hënës, Bedri Hamza, tha se priti rezultat më të mirë se 21% të votave.

Ndërsa paralajmëroi edhe proces të brendshëm zgjedhor.

“PDK shpejt do të futet në proces të brendshëm zgjedhor, nuk ka pasur që një kohë të gjatë zgjedhje prej vitit 2019. Dhe do të fillon prej bazës, prej nëndegëve duke i përfshirë të gjitha nivelet deri në zgjedhjen e gjitha organeve të partisë, sepse realisht është një kohë e gjatë dhe kanë nevojë që të kemi një reformë edhe të moshës edhe të gjinive edhe të profesioneve dhe gjithçka tjetër”, tha kryetari i PDK-së.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje, mori 49.30% të votave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: LDK s’ka lidership, votuesit e saj më shumë e shëmbëllejnë Kurtin me Rugovën sesa Abdixhikun

Spahiu: LDK s’ka lidership, votuesit e saj më shumë e shëmbëllejnë Kurtin me Rugovën sesa Abdixhikun

Vllasi tregon se ku dështuan PDK dhe LDK: Rezultati sipas meritave

Vllasi tregon se ku dështuan PDK dhe LDK: Rezultati sipas meritave

Përmbyllet verifikimi i rezultateve në katër komuna

Përmbyllet verifikimi i rezultateve në katër komuna

Kulla: Çështja çame prioritet për Shqipërinë, Kosovës i duhen raportet e mira me Greqinë

“InfoNata” 29.12.2025

“InfoNata” 29.12.2025

Përmbyllet verifikimi i rezultateve në katër komuna

Përmbyllet verifikimi i rezultateve në katër komuna

“Matrix” 29.12.2025

“Matrix” 29.12.2025

Kulla: Çështja çame prioritet për Shqipërinë, Kosovës i duhen raportet e mira me Greqinë

Kulla: Çështja çame prioritet për Shqipërinë, Kosovës i duhen raportet e mira me Greqinë

PZAP: Votimi  jashtë vendit, vetëm në hapësirat e qendrave diplomatike

​Lista Serbe gjobitet me 45 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën