TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Historia dhe kultura çame përmes imazheve

Historia dhe kultura e Çamërisë janë prezantuar sot përmes një ekspozite në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, ku u shfaqën fotografi dhe materiale arkivore nga trojet shqiptare.

by TËVË 1
3 javë ago
1 0
A A

Fytyra të lodhura, gra e fëmijë në rrugë, të larguar me forcë nga shtëpitë e tyre.

Historia shqiptare është rikthyer këtë të premte përmes imazheve në Shtëpinë e Kulturës në Prizren përmes një ekspozite të organizuar nga Shoqata “Çamëria”.

Aty u sollën dëshmi vizuale nga trojet shqiptare, me theks të veçantë në Çamëri.

Fotografitë dhe materialet e ekspozuara pasqyrojnë veshjet tradicionale, monumentet, muzetë dhe dëbimet e popullsisë çame, duke sjellë në vëmendje një pjesë të rëndësishme të kujtesës historike.

Mirëpo përse u bë kjo ekspozitë në këtë muaj?

“Me këtë ekspozitë sjellim para publikut dëshmi vizuele dhe dokumente mbi kulturën shqiptare në fokus Çamërinë dhe jo rastësisht kjo ekspozitë është organizuar në muajin dhjetor sepse përkon me ngjarjet e dhjetorit 1944 vit ky i cili përfaqëson një moment ky në historinë e shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut në rajonin e Ballkanit me theks të veçantë popullsisë shqiptare të Çamërisë. Në këtë periudhë u bë procesi i spastrimit etnik dhe dëbimit të forcës së popullsisë shqiptare çame nga trojet e saj historike në Çamëri, mijëra civilë, gra, fëmijë të moshuar, u detyruan të largohen nga viset e tyre pa proces ligjor dhe komuniteti çam u privua nga e drejta e shtetesisë dhe e pronës dhe këtu ka të bëjë me shkelje serioze të pronave”, tregoi kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Besim Dinolli.

Edhe gazetari Rexhep Rifati cili ka vizituar vendet çame pati disa fjalë për këtë histori.

“Gjatë hulumtimeve, njerëzit ngurojnë shumicën e rasteve për me fol në shqip edhe për me komuniku në shqip. Ne kishim një prift atdhetar të jashtëzakonshëm arbëresh që ka vizituar 840 katune me prejardhje shqiptare. Ka regjistruar, ka fotografu të gjithë folklorin, të folmen ekzistuese shqipe katune, sepse me një veshje të një prifti pak ma lehtë ka depërtu në vendbanime came, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi në Greqi”.

E për qytetarët, këto ekspozita të organizuara nga kjo shoqatë janë sensibilizuese për të gjithë.

“Me veprat e tyre dhe punën që kanë bërë sidomos gjatë ekspozitës kanë bërë një afinitet të shoqatës Çamëria me aktivitete mandej edhe me punime të cilat i kaën shfaq në ekspozita tjera. Është një pasuri, është një domethënie që të mendojmë për të kaluarën”, tha Fehmi Murati.

“Edhe populli i Çamërisë ka pas një vuajtje dhe një sakrificë në vitin 1944 dhe prandaj ne duhet të kujtojmë vuajtjet dhe largimin nga trojet e tyre dhe kjo është arsyeja që vijmë në këto ekspozita në shenjë respekti, nderimi dhe solidariteti”, tregoi Nezir Qoqaj.

Kjo ekspozitë nuk është e para e organizuar nga Shoqata Çamëria me degë në Ferizaj.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën