TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku mbyll fushatën në Prishtinë: Pa LDK s’ka stabilitet dhe shtet që respekton qytetarin

by TËVË 1
2 javë ago
0
A A
Abdixhiku mbyll fushatën në Prishtinë: Pa LDK s’ka stabilitet dhe shtet që respekton qytetarin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme me një tubim përmbyllës të mbajtur në Prishtinë.

Në këtë tubim, kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë e partisë së tij për stabilitetin politik dhe funksionimin e shtetit, duke deklaruar se pa LDK-në nuk mund të ketë orientim të qartë dhe institucione që respektojnë qytetarin.

“Pa LDK-në nuk ka stabilitet, orientim e shtet që respekton qytetarin e vet. LDK-ja vjen për të ndërtuar të ardhmen dhe për të punuar për të mirën e secilit”, tha Abdixhiku para mbështetësve.

Ai u shpreh se LDK-ja përfaqëson një forcë politike të mendimit dhe jo të zhurmës, duke shtuar se është një lëvizje e njerëzve të lirë dhe jo një turmë e komanduar.

“Kjo është LDK-ja që e kemi dashur gjithherë, një shtëpi ku fjala ka peshë, ku dinjiteti ka vlerë dhe ku Kushtetuta ka qenë gjithmonë mbi secilin prej nesh”, deklaroi ai.

Abdixhiku foli edhe për rrjedhën e fushatës, duke theksuar se ajo ka dëshmuar lodhjen e qytetarëve nga mungesa e drejtimit politik dhe institucional.

Në fund, Abdixhiku deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është një parti e momentit, por e momenteve historike, duke shprehur bindjen se LDK-ja do të luajë rol kyç në të ardhmen politike të vendit.

Tags: LDKLumir AbdixhikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Vërshimet në Drenas dëmtojnë bizneset, një pronar thotë se po shqyrton tërheqjen

Vërshimet në Drenas dëmtojnë bizneset, një pronar thotë se po shqyrton tërheqjen

Me mjete të rënda e me varka – Lumi Sitnica del nga shtrati, evakuohen mitrovicasit

Me mjete të rënda e me varka – Lumi Sitnica del nga shtrati, evakuohen mitrovicasit

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

DASH shpreh gatishmëri për dialog strategjik me qeverinë e re, por kërkon veprime konkrete

PSG-ja fiton Superkupën e Francës, mposht rivalin e vjetër Olimpique Marseille

PSG-ja fiton Superkupën e Francës, mposht rivalin e vjetër Olimpique Marseille

Drenica angazhon edhe një futbollist nga Shqipëria, Jonuzi i bashkohet kuqezinjve

Drenica angazhon edhe një futbollist nga Shqipëria, Jonuzi i bashkohet kuqezinjve

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll, turpërohet nga juniorët e Sllovenisë, federata e “zbut” humbjen

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll, turpërohet nga juniorët e Sllovenisë, federata e “zbut” humbjen

“Këndi i Debatit” 08.01.2025

“Këndi i Debatit” 08.01.2025

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Sigal Prishtina mposht thellë Vëllaznimin, në duelin e parë çerekfinal të Kupës

Sigal Prishtina mposht thellë Vëllaznimin, në duelin e parë çerekfinal të Kupës

Messi tregon anën e tij emocionale: Jam i ndjeshëm, po ndonjëherë edhe qaj

Messi tregon anën e tij emocionale: Jam i ndjeshëm, po ndonjëherë edhe qaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën